Mbetet i njëjtë numri i shpëndëve dimërore në liqenet e Prespës.
Një gjë e tillë është bërë me dije nga profesor Spase Shumka, i cili është shprehur se numri është i përafërt me ato të vitit të kaluar ndërkohë që ka një specie të re të zbuluar në këtë liqen.
Sipas Shumkës numri i Shpendëve dimërore në liqenin e Prespës pritet të jetë më i ulët në vazhdim për shkak të ngrohjes globale.
Në liqenin e Prespës janë rreth 11 mijë individë të 30 llojeve të ndryshme ndërkohë që numër i përafërt ka rezultuar edhe në liqenin e Ohrit