Ditën e djeshme një 64 vjeçar është ndaluar nga Komisariati Devoll, pasi dyshohet se i ka vjedhur një mjet pune fqinjit të tij, në fshatin Devoll. Për policinë emri është i njohur pasi edhe herë të tjera janë marrë kallëzime penale, për veprën penale të vjedhjes.
Njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Pocedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të vjedhjes.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 64 vjeç, banues në fshatin Progër, Devoll, pasi dyshohet se më datë 16.09.2023, i ka vjedhur një mjet pune në banesë, një shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.