Qytetarët e Korçës kanë ndërmarrë një nismë fisnike, duke mbjellë pemë në kodrat e qytetit.
E gjithë rruga që të çon drejt Malit të Moravës dikur ka qenë e pyllëzuar por për shkak të dorës së njeriut është shkatërruar. Kristaq Skali e kujton këtë duke u përlotur.
“97′ bëri punën e saj, se njerëzit do pasurohshin këto dru e jo te tjera. Gabimi u bë por duhet ndrequr sepse brezat e ardhshëm duhet të gjejnë siç e kemi patur ne, ndaj po marr pjesë në këtë nismë. Të rikthejmë Korçës atë që i mungon shumë, mushkrine.
Vet pjesëmarrja tonë në këtë moshë, bën të kuptojnë te rinjtë se duhet të punojnë për këtë vend, ky është vendi jone, ky do na ngrejë lart e më lart. Nga emocionet, nuk di si ta shpreh, duhet t’i kthehen vendit tonë gjithë të rinjtë. Nuk duhet të ikin. I kam dy fëmijët në Amerikë, ja ku është vendi im. Pse mos jetë vendi ynë me i miri në botë? “
Qytetarët e tjerë tregojnë se kjo nismë ka për qëllim jo vetëm ripyëllezimin e kodrave por edhe terhqjejen e vëmendjes ndaj institucioneve për të patur më tepër kujdes ndaj kodrave të qytetit.
“Nuk ka qytet tjetër që ja kalon Korçës në këtë rekord. Ka një mori njerëzish, do ketë dy tre fishin. Do bëjmë punë të bukur. Korçës po i rikthehet mushkëria, duhet t’i kthehej me ritme të shpejta, i takon institucioneve përgjegjëse për t’u treguar më të shkathata në këtë problem.
“Është vazhdimësi si fëmija që lind, këto pemë neser do rriten e do jenë oksigjen, apo jo babi? Unë dua të falënderoj e përgëzoj nisma të tilla, t’i shtojmë mushkrine qytetit.
Janë mbjellë mbi 500 pemë gjatë kësaj nisme qytetare, e cila pritet të vijojë edhe në zonat e tjera pyjore të Korçës.


