Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme me qytetarët në Korçë dhe Pogradec në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Teksa kërkoi që qytetarët të votojnë për Ilir Xhakollin në Pogradec, dhe Sotiraq Filon në Korçë, Rama tha se për të dyja bashkitë do të ketë projekte të shumta në vijim.Për bashkinë e Pogradecit, Rama tha se një projekt me vlerë prej 15 milionë eurosh është në proces e sipër. Mes trye përmendi edhe shëtitoren e liqenit që sipas tij do të transformojë Pogradecin njësoj si Lungomarja Vlorën
“Më në fund nuk ka më ujëra të ndotur që derdhen në liqen. Ne kemi në proces një projekt të madh, me vlerë 15 milionë euro që është në kantier. Kemi projektin tjetër që e kemi financuar dhe tanimë është në faën përmbyllese për shëtitoren buzë liqenit të Pogradecit, një projekt që do transformojë Pogradecin njësoj si Lungomarja transformoi Vlorën”-tha Rama.