Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook ka njoftuar se ka përfunduar loti 2, në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë. Një segment rrugor prej 10.5 kilometrash është përfunduar sipas të gjitha parametrave të sigurisë rrugore.
Shumë shprejt pritet të përfundojnë punimet dhe aksi rrugor të jetë lehtësisht i kalueshëm për qytetarët.
Satusi në facebook;
Përfundojnë 10.5 kilometra në Lotin 2 të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, plotësuar me të gjitha parametrat e sigurisë rrugore me sinjalistikë vertikale/horizontale, guardreil, bankina.
Në të 3 lotet punimet po vijojnë me qëllim përfundimin e plotë të këtij projekti të shumëpritur.



