Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Rasti i rëndë në Korçë/ “Po s’e pive këtë, do të të therim”, 12-vjeçari vjedh 65 milionë lekë në shtëpi

    Aktualitet January 24, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    4 vijnë nga i njëjti fshat dhe janë bashkëmoshatarë ose pak më të mëdhenj se sa 12-vjeçari, ndërsa njëri prej tyre vjen nga një fshat fqinj.

    KORÇË-Artan Sedaras nga fshati Goskovë e Poshtme Korçë denoncon se në nëntor 2023, disa nga bashkëmoshatarët e djalit të tij 12-vjeçar, e kanë shantazhuar, kërcënuar dhe droguar të birin duke e detyruar të vjedhë kursimet e familjes, rreth 65 milionë lekë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Emisioni “Stop” në Tv Klan ka identifikuar 5 adoleshentët përgjegjës për ngjarjen e rëndë dhe njëri prej tyre, Sandi Gjokasi, pranon përfshirjen e tij dhe të shokëve të tjerë në këtë akt. 4 vijnë nga i njëjti fshat dhe janë bashkëmoshatarë ose pak më të mëdhenj se sa 12-vjeçari, ndërsa njëri prej tyre vjen nga një fshat fqinj.

    Babai Artan Sedaras: Mateo ishte, po tjetër?

    Dëshmitar Sandi Gjokasi: Mateo, Kopi edhe kaq…

    Babai Artan Sedaras: Edhe Romeoja! Tjetër? Atë ditë sikur më the mua edhe për Romeon?

    Dëshmitar Sandi Gjokasi: Po bre, të thashë ata të tre, Flori, Mateoja dhe ata… Flori, Mateoja edhe Romeoja dhe Kopi.. tani, unë kaq di…

    Babai Artan Sedaras: Edhe ti ishe me ata, apo nuk ishe?

    Dëshmitar Sandi Gjokasi: Kam qenë bre shumë herë…

    Një nga autorët adoleshentë është nipi i Artanit, kushëriri i 12-vjeçarit dhe ka dyshime se ai kishte dijeni për paratë në kasafortë.

    Vetë 12-vjeçari ka treguar me detaje se si shantazhohej, kërcënohej dhe mori kokainë nën presion, më pas u detyrua të paktën 10 herë të vjedhë në kasafortë 65 milionë lekë të vjetra kursime të babait dhe gjyshit të tij.

    Gazetari: Si të ndaluan tek ura?

    12-vjeçari: Më ndaluan, të pestë më ndaluan në fillim pastaj më kërcënonin me thika, më dhanë kokainë dhe më thanë “po s’e pive këtë do të të vrasim, do të të therim, do të të mbysim, do të të hedhim në lumë”, gjëra kështu dhe pastaj…

    Gazetari: Pra në atë kohë që të prisnin tek ura, pra ti shkoje në shtëpi, merrje lekët dhe ata të prisnin poshtë, si ndodhi?

    12-vjeçari: Më prisnin atje.

    Gazetari: Të prisnin tek ura?

    12-vjeçari: Po.

    Gazetari: Po çelësin ku e gjete sepse tre çelësa babi tha që i mbante gjyshi?

    12-vjeçari: M’i dhanë ata.

    Gazetari: T’i dhanë ata çelësat?

    12-vjeçari: Po.

    Gazetari: Po kushëriri ishte me këta të pestë?

    12-vjeçari: Po.

    Gazetari: Tek ura të dilnin gjithmonë, te ky vend apo në vende të ndryshme?

    12-vjeçari: Te ura.

    Gazetari: Po kur u mbaruan lekët që dolën, të kërcënuan, çfarë u the se s’kishte më lekë?

    12-vjeçari: U thashë që s’ka më pastaj ikën.

    Gazetari: Po djali i xhaxhait çfarë thoshte?

    12-vjeçari: Edhe ai më kërcënonte me ata.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025
    Më të klikuarat

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.