E gjithë kjo situatë është krijuar pas reshjeve me intesitet të lartë që vazhdojnë të bihen përfshi këtu aksin nacional Kapshticë – Qafë Thanë ku kalimi është i vështirë vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore.
Me shume se 20 mjete borëpastruese janë në terren për të mbajtur të kalueshme pa probleme akset nacionale të juglindjes Kapshticë – Qafë Thanë, Korçë – Qafë e Qarrit, Zemblak – Dogana e Goricës, Korçë – Boboshtice – Voskopojë, rrugë të cilat kalohen vetëm me goma dimërore dhe në segmente të caktuara edhe me zinxhirë.
Me e rende situata paraqitet në fshatrat e njësive administrative Dardhas, Proptisht, Trebinjë e Velcan në bashkinë e Pogradecit të cilët janë pothuajse të izoluar pasi trashësia e dëborës ka shkuar deri në 20 cm.
Me probleme paraqitet kalimi edhe në fshatrat e njësisë administrative Miras në Devoll, Voskopojë e Lekas në bashkinë e Korçës.
Me probleme gjithashtu paraqiten dhe fshatra të njësive administrative Moglicë e Gore në bashkinë e Maliqit.
Mjetet e ndërmarrjeve të këtyre bashkive janë duke punuar për normalizimin e situatës por është shumë e vështirë për shkak të reshjeve të shumta.
Gjatë këtyre orëve ka patur ndërprerje të energjisë elektrike kryesisht në fshatrat e thella të zonave malore por grupet e punës të OSSHE janë në terren për rregullimin e defekteve.
Sektori i qarkullimit rrugor iu kërkon drejtuesve të mjeteve të qarkullojnë në të gjitha akset duke i pasur mjetet e pajisur me zinxhirë e goma dimërore e të reduktojnë lëvizjet e tyre.