Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Sara është 10 vjeç, po rritet në një fshat të Kolonjës dhe të gjithë e kemi zili

    Korçë January 29, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Herën e parë që kam shkuar te Farma Sotira, në Kolonjë, pas dreke, i kërkuam Jonidës të na udhëzonte për të bërë një shëtitje në natyrën e mrekullueshme të zonës. Për të qenë të sigurt, tha, po dërgoj Sarën me ju, do t’ju shoqërojë ajo.

    Sara ishte 7 vjeç. Pasigurinë e parë nëse do duhet të kujdeseshim ne për të apo ajo për ne, Sara e largoi menjëherë. Dinte jo vetëm të na udhëhiqte për të na treguar shtigjet më të bukura përreth Fermës ku ishte rritur, por edhe të gjente rrugët më të shkurtëra, të tregonte histori të së shkuarës a ngjarje gazmore që i kishin ndodhur me turistë të tjerë. Kaluam me Sarën rreth dy orë, me mendimin që kur të ktheheshim sërish, kush e di se kur, Sara jo vetëm që do të ketë zhvilluar njohuritë e saj për terrenin, por do të ketë trajnuar edhe aftësitë fizike për t’u marrë me sportet që e ëma, Jonida, synonte të përfshinte në guidën e fermës. Hipizmi ishte përparësia e tyre.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Pak ditë më parë, shoh një fotografi që dukej e shkëputur nga xhirimet e filmave, nuk dukej qartë kush ishte duke kalëruar, por kuptohej menjëherë, prej fjalëve të Jonidës që shoqëronin fotografinë se ishte Sara, ca vite më e rritur.

    “Jeta në fshat për fëmijët mund të jetë e ndryshme nga jeta në qytet. Fshatrat ofrojnë një mjedis më të qetë dhe më të afërt me natyrën, duke i dhënë fëmijëve mundësinë për të eksploruar dhe për të luajtur në hapësira të hapura. Kjo mund të sjellë përfitime të mëdha për zhvillimin e tyre fizik dhe emocional.

    Në fshat, fëmijët mund të kenë më shumë mundësi për të mësuar për bujqësinë dhe kultivimin e tokës, duke punuar në fermat e familjes së tyre ose duke ndihmuar në kujdesin e kafshëve. Kjo mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë një ndjenjë të përgjegjësisë dhe të kujdesit për natyrën.”-shkruan Jonida.

    Fjalët e saj vijnë nga një realitet tjetër, nuk i ngjajnë fare pamjes së fëmijëve që i sheh kudo me telefona nëpër duar, për të mos prishur rehatinë e prindërve të tyre që iu dedikohen gostive të tryezave, pa menduar se ç’I pret fëmijët në të ardhmen.

    Padyshim, edhe Sara ka mundësi të përdori telefonin, por as që i shkon mendja për të. Është kaq e zënë me mësimet e shkollës dhe eksplorimin e përditshëm të natyrës, sa argëtimet virtuale i duken të kota. Gjatë fundjavave ndihmon edhe shërbimin e restorantit të prindërve, duke çuar gjëra të vogla në tryeza, vetëm për të qenë gjithnjë e dobishme. Fëmijët që rriten në qytet as që e njohin kënaqësinë dhe përjetimet që ka Sara duke u rritur me kafshët, në natyrë, se edhe kur shkojnë fundjavave për pushime, qëndrojnë sërish në ekranin e tyre të telefonit, sepse vetëm atë argëtim njohin, ndërsa nuk kanë ende informacionin e duhur për skoliozën, as ata as prindërit e tyre./

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Studentë të huaj në universitetet e Korçës dhe Gjirokastrës

    September 10, 2026

    Operacion antidrogë në Korçë, kapen dy persona me kanabis e thikë

    September 10, 2026

    Drama e 17-vjeçares në Korçë: Familja kërkon rehabilitim

    September 10, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Rrjetet kriminale shqiptare në Amerikën Latine si korporata

    September 11, 2026

    Shtrenjtimi i karburanteve rrit të ardhurat në buxhet

    September 11, 2026

    Pagat e gjyqtarëve: Rama reagon pas kallëzimit në SPAK

    September 11, 2026

    Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord prej 621 milionë eurosh

    September 11, 2026

    Thaçi flet nga Haga: Pres gjykim të paanshëm, falënderues ndaj Ramës

    September 11, 2026

    Konsumoi helm minsh në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

    September 11, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Radhë në Kapshticë drejt Greqisë nga sportelet e reduktuara

    September 10, 2026

    Bashkia Kolonjë krijon shoqërinë aksionere Green Kolonja

    September 10, 2026

    Kanabis në Kolonjë: Pranga çiftit pas hetimit disa javor

    September 10, 2026
    Më të klikuarat

    Kërkimet për Nikolin Tarushën, policia ngre postoblloqe në Korçë

    September 4, 2026

    Ndalohet importi i mishit nga Brazili, forcohen kontrollet

    September 5, 2026

    Plagosja në Korçë, i dyshuari Nikolin Tarusha ende në kërkim

    September 8, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.