Një baba u thoshte fëmijëve të tij kur ishin të vegjël:
“Kur të jeni 12 vjeç, unë do t’ju tregoj sekretin e jetës.
Një ditë, kur djali më i madh mbushi 12 vjeç, pyeti me ankth të atin se cili ishte sekreti i jetës.
Babai u përgjigj se do t’ia tregonte, por ai nuk duhet t’ua zbulonte sekretin vëllezërve të tij.
– Sekreti i jetës është ky:
Lopa nuk të jep qumësht.
“Çfarë po thua?” e pyeti djali me mosbesim. — Siç e dëgjon, bir: Lopa nuk të jep qumësht, duhet ta mjelësh. Duhet të ngrihesh në orën 4 të mëngjesit, të shkosh në stallë, të ecësh nëpër fushën plot me pleh organik, t’i lidhësh bishtin, të shtysh këmbët e lopës, të ulesh në stol, të vendosësh kovën dhe ta bësh mjeljen.
Ky është sekreti i jetës, lopa nuk jep qumësht.
Ju e mjelni atë ose nuk merrni qumësht.
Ka një brez që mendon se lopët dhurojnë qumësht. Se gjërat janë automatike dhe të lira: mentaliteti i tyre është se nëse “dua, kërkoj… marr”. “Ata janë mësuar të marrin gjithçka që duan në një mënyrë të lehtë…
Por jo, jeta nuk është çështje e dëshirës, kërkesës dhe marrjes.
Gjërat që merr njeriu janë mundi i asaj që bën. Lumturia është rezultat i përpjekjes. Mungesa e përpjekjes krijon zhgënjim.” Ndaj, ndani me fëmijët tuaj që në moshë të vogël sekretin e jetës, në mënyrë që ata të mos rriten me mentalitetin se qeveria, prindërit apo fytyrat e tyre të vogla të lezetshme do t’u japin gjithçka që u nevojitet në jetë.
Mbani mend “Lopët nuk japin qumësht, duhet të punoni për të.”