Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Parlamenti Evropian miratoi sot dy amendamente përmes së cilëve i kërkohet Hungarisë të ekstradojë Ish-Kryeministrin Gruevski në Maqedoni. Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini, përveç që kërkon ekstradimin e Gruevskit, thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.
Drejtori sportiv i Milanit është kthyer në një mision për ish-yllin e kuqezinjve, Rikardo Kaka. Braziliani, fitues i Topit të Artë në 2007, konfirmoi se një ditë ëndërron të bëhet drejtor, por nuk e di se kur. "Aktualisht unë jam duke u përqendruar në projekte të tjera dhe kam udhëtuar në shumë vende. Marrëdhënia ime me Milanin është shumë afër, do të kthehem, por nuk e di kur", tha Kaka për Mediotempo.
Edicioni i 20-të i festivalit Kënga Magjike po afron. Artistët kanë prezantuar çdo javë projektet e tyre muzikore për publikun. Tashmë është zbuluar se kur do të jenë netët gjysmëfinale. Nata e madhe do të mbahet më 8 dhjetor ku do të shpallet fituesi i këtij viti jubilar të festivalit më të madh të muzikës në Shqipëri.
Aktori i famshëm kinez Jiang Jinfu është arrestuar në Japoni pas akuzave se kishte abuzuar me ish të dashurën e tij Haruka Nakaura. Ylli i filmave u filmua teksa dorëzohej me duar të prangosura në polici. Urdhri për arrestimin e tij ishte lëshuar një ditë më parë. Më 20 nëntor, Haruka postoi imazhet e lëndimeve që ishin shkaktuar nga duart e Jiang.
Një i ri shqiptar i shpallur në kërkim evropian nga autoritetet suedeze u arrestua nga policia italiane në aeroportin "San Francesco" të Perugias. "Ansa" shkruan se i riu shqiptar 21 vjeç, ishte shpallur në kërkim për një plantacion me 1 mijë e 562 bimë kanabis. Pas kontrollit të bazave të të dhënave, ndërhynë agjentët e policisë duke e arrestuar atë.
Kryeministri Haradinaj ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se taksa ndaj mallrave serbe do të hiqet kur të njihet Pavarësia e Kosovës. Ai pohoi se prodhimi në vend ka qenë sfidë. Ai paralajmëroi se taksa mund të qëndroj gjatë deri sa Serbia ta njoh Kosovën e të zbatohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve.
Qeveria e Kosovës, përmes një deklarate hedh poshtë pretendimet nga aktorë të ndryshëm se masa prej 100 % ndaj produkteve të importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, janë vendosur kundër qytetarëve serbë të Kosovës. Ai i konsideron të pavërteta, të paqëndrueshme dhe të papranueshme. “Ky vendim, vjen si rezultat i pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën vendit tonë”, thuhet në deklaratë.
Bashkëshortja e ish-liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç, Milena Ivanoviç, i cili mbeti i vrarë muaj më parë në Mitrovicë, ka deklaruar se merr mesazhe kërcënuese nga shqiptarët. Në një bisedë me gazetën “Kurir” gruaja e liderit të ndjerë serb tha se këto kërcënime i ka paraqitur tek organet pe drejtësisë.
PE i bëri thirrje të enjten Këshillit të BE-së që të lëvizë përpara drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. Në rezolutën të cilën e miratoi Parlamenti Evropian, theksohet se tashmë Kosova i ka përmbushur gjitha kushtet e kërkuara për liberalizim të vizave. Në këtë dokument flitet edhe për përparimin dhe ngecjet që institucionet e Kosovës i kanë bërë drejt progresit të agjendës evropiane.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj gjatë këtij viti, konkretisht nga mesi i muajit dhjetor. I pyetur nga mediat lidhur me datën e mbajtjes së seancës në të cilën do të votohen ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, Veseli ka pohuar se për këtë çështje do ta thërrasë të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Trego më shumë