Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Siguria kombëtare, Ministri Peleshi konsultim me ushtarakë të lartë dhe ekspertë të fushës

    Aktualitet February 8, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi diskutoi në një takim konsultativ për çështje të sigurisë kombëtare me grupe interesi; ushatarakë me grada madhore, drejtues të shoqatave të ushtarakëve në rezervë, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ekspertë të fushës së sigurisë dhe strategjisë nga AFA dhe Kolegji i Mbrojtjes dhe i Sigurisë.

    Në fokus të diskutimeve ishte rishikimi i dokumenteve strategjike të sigurisë dhe mbrojtjes, përgatitja e kapaciteteve përballë sfidave të kohës, në përputhje edhe me kërkesat e Aleancës së NATO-s.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Gjatë fjalës së tij, Ministri Niko Peleshi evidentoi disa faktorë që kanë shtuar nevojën për rishikimin e strategjisë kombëtare të sigurisë, duke nisur nga kërcënimi që agresioni rus në Ukrainë paraqet për zonën Euro-Atlantike, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet hibride dhe sulmet kibernetike, etj.

    Gjithashtu Ministri Peleshi u shpreh se gjatë vitit 2024 buxheti i mbrojtjes është në nivelin 2% të PBB, sipas kërkesave të NATO-s e krahasuar me vitin 2023 është rritur rreth 22%. Si arritje të vitit të kaluar Ministri I Mbrojtjes përmendi zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike, kompletimin me dy helikopterët e parë BLACK HAWK, rritjen e kapaciteteve operacionale të FA-së, ngritjen e Qendrës së Inovacionit, Shërbimin satelitor për institucionet ligjzbatuese dhe zhvillimit apo investimet në Edukimin Profesional Ushtarak sipas modelit West Point.

    Fokusi në vitin 20024, sipas ministrit Peleshi do të jetë në ngritjen e Kapaciteteve të Mbrojtjes Kundërajrore me Bazë në Tokë dhe kapaciteteve operacionale të sistemeve stacionare dhe të lëvizshme për zbulimin dhe neutralizimin e objekteve fluturues pa pilot (C-UAS), ndërsa informoi se së shpejti do të fillojë flota e dronëve BAYRAKTAR. Konsolidimi I Flotës së helikopterëve Balck Hawk, avancimi inovativ dhe teknologjik, modernizimi i vazhdueshëm i Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Ajrore dhe Detare të RSH apo forcimi i sistemit të përgatitjes dhe Mbrojtjes Civile janë disa nga sfidat e tjera për vitin 2024.

    Një vëmendje e veçantë do të jetë gjatë këtij viti operacionalizimi i Bazës Ajrore të Kuçovës- s, fillimi i zhvillimit të projektit ushtarak të Porto Romano-s, modernizimi i Zonës Trajnuese në Bizë apo dhe stërvitja dhe ndërveprueshmëria, kryesisht nëpërmjet stërvitjeve ushtarake, si “Defender Europe”. Shqipëria, tha gjatë fjalës së tij, Ministri Peleshi, do të qëndrojë e angazhuar në misione, operacione dhe iniciativa të NATO, BE, OKB dhe koalicione vullneti, në 8 misione ndërkombëtare, ku janë angazhuar 172 personel ushtarak. Ndërsa vitin tjetër Shqipëria do të shtojë praninë e saj në KFOR, Bosnje-Hercegovinë dhe po vlerësohen angazhime te tjera shtesë në NATO dhe BE.

    Sipas Ministrit të Mbrojtjes ky vit është i rëndësishëm pasi shënon edhe 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO si dhe 80-vjetorin e Çlirimit të vendit.

    ‘Kërcënimet e reja dhe në zhvillim në mjedisin e ri të sigurisë kërkojnë prej të gjithëve ne të dëgjojmë fort thirrjen e jashtëzakonshme të kombit. Le të shërbejë ky takim për të ndërtuar mirëkuptim publik, partneritet dhe bashkëpunim për të gjeneruar diskutime mbi politikat tona të sigurisë dhe të mbrojtjes, dhe te punojmë për një te ardhme nga ku brezat do të shohin pas me krenari. Siguria dhe qëndrueshmërinë jonë kombëtare, është e lidhur me mënyrën se si ne e përcaktojmë pjesëmarrjen dhe kontributin tonë’, u shpreh Ministri Peleshi, në këtë takim konsultativ.

    Ndërkaq, sipas ministrit do të vijojë përmirësimi i trajtimit të ushtarakëve aktivë, pas rritjes së pagës me afro 40% në vitet e fundit.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Reshjet e dëborës sjellin rrëshqitje dhe bllokime rrugësh në qarkun Korçë, situata nën monitorim

    January 12, 2026

    Skënderbeu “fluturon” në Transfermarkt, vlerë superlige për skuadrën korçare

    January 10, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reshje të lehta dëbore në qarkun Korçë gjatë natës, akset rrugore të kalueshme pas pastrimit dhe kriposjes

    December 31, 2025

    Agjencia e Kontrollit të Territorit sjell frymën e solidaritetit në Pogradec në prag të Vitit të Ri

    December 30, 2025

    Bllokime në pikat kufitare Kapshticë dhe Qafë Thanë – Protestë në Greqi dhe aksident në Maqedoninë e Veriut

    December 30, 2025
    Më të klikuarat

    Dokumentari “Shqipëria nëpër filmat e huaj” vjen në Korçë këtë fundjavë

    August 30, 2024

    Narcizmi në Shqipëri: kur abuzimi shitet si autoritet dhe trashëgohet si vlerë

    January 10, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.