Një skandal i vërtetë përsa i përket ushqimeve në Shqipëri, institucioneve kontrolluese dhe më tepër akoma ndaj atyre të cilët prodhojnë patatinat “Patos” në Shqipëri dhe distributorëve të kësaj kompanie.
Sipas denoncuesit nga fshati Libonik i bashkisë së Maliqit, ai ka shkuar me djalin e tij në supermaketin që për arsye etike Kolibri.al nuk e përmend, aty ku ka gjetur patatinat Patos të cilat në përbërjen e tyre 4% hashash.
a241b5dd-7b23-424e-910f-79a035e8e031
Por ku qëndron skandali?
Në Bashkimin Evropian, përqindja e lejuar e THC-së (tetrahidrokannabinolit) në produktet ushqimore është rregulluar me ligje dhe rregullore të posaçme. Në përgjithësi, përqindja maksimale e THC-së në produktet ushqimore që përmbajnë kanabis është 0.2% ose më pak. Kjo përqindje mund të ndryshojë pak nga një vend anëtar në tjetrin, por kjo është norma e përgjithshme e pranuar.
Ekziston legjislacion specifik që trajton këtë çështje në nivel të BE-së, përfshirë Rregulloren (EU) Nr. 2015/2283 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 25 nëntorit 2015 për ushqimet e reja. Kjo rregullore përcakton procedurat për vlerësimin dhe autorizimin e ushqimeve të reja, përfshirë ato që përmbajnë kanabis ose ekstrakte të tij.
Në Shqipëri nuk ka një rregullore të veçantë që lejon përqindje të caktuar të THC-së në produktet ushqimore. Çdo aktivitet që përfshin kanabisin është i ndaluar përveç disa rasteve të rralla të përdorimit mjekësor, të cilat kërkojnë autorizim të veçantë nga autoritetet shëndetësore dhe qeveritare.
Në Shqipëri institucionet shtetërore duket se qëndrojnë në heshtje dhe bien në pazar lidhur me përbërjen e patatinave, ku brenda tyre, midis të gjithave, ju do të hani hashash!


