Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
“Quhet ndryshe si ari I zi , dhe nuk bëhet fjalë për naftën por për tartufin. Tartufi është një lloj kërpudhe që rritet në rrënjët e lisit, blirit, pishës dhe shelgut të egër”. Kjo specie është në formën e zhardhokut dhe e merr ushqimin nga rrënjët e bimëve të tjera. Ai thith prej rrënjëve kripëra minerale, të cilat janë pikërisht ato që e bëjnë kaq të kërkuar dhe të çmuar këtë specie të rrallë.
Teksa pjesa më e madhe e planeve ende nuk janë realizuar, shumica e hidrocentraleve të ndërtuara janë mbështetur nga paratë publike Evropiane, nëpërmjet bankave si Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Europiane e Investimeve që kryeson. Qindra miliona euro të parave publike janë hedhur në infrastrukturën e hidrocentraleve në rajon.
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100 %, kanë reaguar serbët përmes komenteve në rrjetet sociale. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është kërcënuar me jetë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.
Shefi i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi ka bërë sërish thirrje për respektimin e rregullave buxhetore të BE-së, duke theksuar se eurozona është e ndjeshme ndaj rreziqeve që lidhen me borxhin e lartë, por duke mos iu referuar drejtpërdrejtë mosmarrëveshjes mes Romës dhe Brukselit për buxhetin e Italisë. “Ne duhet të rikthejmë besimin në rregullat tona dhe të garantojmë se po respektohen”, citoi ai.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, ku po diskutohet pr.buxheti për vitin 2019, presidenti i “Biznes Albania” Luan Bregasi u shpreh se biznesi është pro propozimit për rritjen e fashës së taksimit të pagave për të shmangur evazionin. Ai pohoi se kostoja e ujit të energjisë dhe të ujit është e lartë për bizneset dhe kërkoi uljen e çmimit të tyre.
Dy raporte të rëndësishme të shoqërisë civile mbi problemet e shkaktuara nga Partneritetet Publike Publike do të paraqiten në Parlamentin Evropian sot më 26 nëntor. Fillimi i seancës do të pasohet nga një panel diskutimesh me pyetje nga audienca për financimin e shërbimeve publike dhe infrastrukturës brenda BE, në Evropën Juglindore dhe njoftoi Eurodad, Organizata Evropiane për Monitorimin e Borxhit.
Kryeministri Rama ka firmosur vendimin e Këshillit të Ministrave, për propozimin në Kuvend të emrave kandidatë për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mes emrave që qeveria ka çuar për miratim, bie në sy ai i Ish-Ministrit të Financave, në Qeverinë Berisha, Ridvan Bodes.
Pas deklaratës së Kryeministrit Haradinaj, i menjëhershme ishte reagimi i Presidentit Vuçiç, i cili pasi kërkoi në formë “lutjeje” të hiqet tarifa e vënë. Ai theksoi se Beogradi nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës dhe se Serbia duhet të përgatitet për një betejë të gjatë me Kosovën. Vlera e mallrave që Kosova importon nga Serbia është rreth 400 milionë euro në vit.
“38 % e familjeve jetojnë në varfëri absolute me këtë buxhet”, kështu u shpreh deputetja demokrate Grida Duma, gjatë bashkëbisedimit të opozitës së bashkuar për buxhetin e vitit të ardhshëm. Prandaj Banka Botërore jep alarmin për 38 % të familjeve që jetojnë në varfëri absolute. Në shifrat e 2018 kemi 50 mijë familje me ndihmë ekonomike nga 103 mijë që trajtoheshin në 2013”, deklaroi Duma.
Deputetja Jorida tabaku, bëri të ditur në bashkëbisedimin për buxhetin 2019 me perfaqësues të biznesit se ekonomia është një pasqyrë e rrugës së gabuar që është ndjekur prej 5 vitesh në të 5 buxhetet e paraqitura nga “Rilindja”. Sipas saj e gjitha kjo ka krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme, ku 99 % varfërohen dhe një “grusht” njerëzish pasurohen.
Trego më shumë