Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Qeveria populiste e Italisë ka arritur një marrëveshje për shpenzimet në përpjekje për t’i dhënë fund varfërisë me buxhetin e saj të parë. Partitë udhëheqëse "M5S" dhe “Lega Nord” njoftuan se kanë rënë dakord për defiçitin buxhetor në nivelin 2.4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Ata do të vijojnë përpjekjet për një minimum të ardhurash për të papunët.
Ministri Ahmetaj, përmes një statusi në FB, ka deklaruar se ekonomia shqiptare vijon të jetë në trend pozitiv. Sipas Ahmetajt, duke marrë në shqyrtim 6 muajt e parë të vitit 2018, shifrat tregojnë se rritja ekonomike është më e larta në 8 vitet e fundit. "Së shpejti me buxhetin dhe paketën fiskale 2019, të tjera lajme të mira dhe lehtësi të rëndësishme për të prezantuar”, thekson Ministri.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar Ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Shqipëri, Lóránt Balla. Sejko theksoi se mbështetja e një vendi anëtar në Bashkimin Evropian, si Hungaria, mbetet e një rëndësie të veçantë për hapjen e negociatave dhe integrimin e plotë të Shqipërisë në BE.
Pas hapjes së katër qendrave të para sociale, në Kombinat, në Laprakë, në Bulevardin "Zogu i Parë" dhe në Njësinë 4, Kryebashkiaku Veliaj i propozon Këshillit Bashkiak që në mbledhjen e sotme të miratojë edhe ngritjen e qendrës sociale “Strehëza Tiranë”. Kjo qendër do të vendoset brenda ambienteve të ish-Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë dhe është ideuar për t’i ardhur në ndihmë personave të pastrehë.
"The Lancet" ka bërë krahasime të zhvillimit të kapitalit njerëzor në nivel global nga viti 1990 -2016. Studimi tregoi se Shqipëria ka bërë regresin më të madh në Evropë madje në rang global në këto 26 vite. Në vitin 1990 Shqipëria u rendit e 75 në botë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, por në vitin 2016 ajo u rendit në vendin 91, duke humbur plot 16 pozicione në renditjen globale.
INSTAT ka publikuar shifrat e rritjes ekonomike në në tremujorin e dytë të vitit 2018. PBB në tremujorin e dytë të këtij viti vlerësohet me rritje prej 4,32%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2017. Sipas INSTAT ndikimin kryesor në këtë rritje e ka dhënë energjia elektrike dhe industria nxjerrëse me 2.37%. Në tre mujorin e parë rritja ishte 4,45 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në konferencën për shtyp, Kryeministri Rama ka deklaruar se nga 1 janari 2019, për femijët e sapolindur nuk do të ketë më një çek 5 mijë lekë të reja, por shumëfish. Më qëllim nxitjen e lindjeve, Rama theksoi se nga 1 janari kush lind një fëmije do të përfitoje 400 mijë lekë të vjetra. Kush lind femijen e dyte, 800 mije lekë të vjetra dhe kush lind të tretin, 1 milion e 200 mije lekë të vjetra.
Kryeministri Rama ka bërë të ditur se kanë nisur diskutimet për buxhetin e vitit të ardhshëm, që sipas tij do të ketë një politikë të re sociale. Ai ka bërë me dije se lidhur me këtë çeshtje do të japë më shumë informacion sërish nëpërmjet rrjeteve sociale. “Një politikë e re sociale që as mendohej dot pa ndërmarrë reformat e dhimbshme shtetbërëse. Më shumë për këtë nesër në 10:30”, ka cituar ai.
Qeveria e Kroacisë ka bërë me dije se ka miratuar një paketë projektligjesh për reformën e taksave, që parashikon t’i shpëtojë qytetarët dhe bizneset në vitin 2019 deri në 1.6 miliardë kuna në vitin 2020. Qeveria i dërgoi parlamentit propozime për nëntë ndryshime legjislative në lidhje me shkurtimet e taksave, të cilat synohen që të futen në fuqi nga 1 janari.
Zvicra dhe Holanda kanë kryesuar fluksin e investimeve të reja të huaja në 6 muajt e parë të këtij viti, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Në vend të tretë është Turqia, më pas renditet Austria, Franca. Italia dhe Greqia, ndonëse janë dy shtete me të cilat kemi pasur historikisht lidhje tregtare, sollën përkatësisht vetëm 16 dhe 13 milionë euro kapital në gjysmën e parë të vitit.
Trego më shumë