Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me blerjen e Eurobondit me një shumë prej 500 mln eurosh. Në një postim në Twitter, kreu i ekzekutivit thotë se në këtë operacion Shqipëria do të ketë sukses pikërisht sepse ekonomia, financat e qeverisja jonë, janë krejt e kundërta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugëhumbur
PD prezanton sot propozimin e saj për masat antimafia për “çlirimin” e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia. Qëllimi i alternativës është sekuestrimi i pasurive publike të fituara me kontrata në kundërshtim me ligjin. Prezantimi nis në orën 11:00 nga Kryetari Basha, dhe do të ndahet në tre pjesë, abuzimi me koncesionet, lejet, tenderat, kostos e abuzimeve nga koncesionet PPP dhe alternativa e zgjidhjes.
Nga 1 janari i vitit 2019 nuk do të lejohet importimi i makinave të përdorura mbi 10 vjet prodhim. Pr.vendimi, i përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është prezantuar nga Ministri Klosi në një takim me grupet e interesit pikërisht në "Ditën pa Makina". Klosi sqaroi se pr.vendimi nuk prek makinat që janë aktualisht në qarkullim, por kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019.
Qeveria zyrtarizon për 20 vitet e ardhshme tenderin për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave në stacionet e karburanteve. Ky shërbim, i cili aktualisht kryhet nga shteti bëhet koncesioni i dytë në fushën e karburanteve, dhe për të gjithë periudhën 20 vjeçare pritet të gjenerojë të paktën 50 milionë euro të ardhura. Këto para do të paguhen nga qytetarët në çmimin e naftës dhe benzinës.
Shqipëria dhe Maqedonia hedhin hapat e para për ndërlidhjen me rrjet gazi. Ministri Gjiknuri priti homologun nga Shkupi, Kreshnik Bekteshi. Dy ministrat nënshkruan një memorandum për koordinimin e përpjekjeve në kuadër të projektit të interkonjeksionit të rrjeteve të gazit natyror. Si pjesë e Komunitetit të Energjisë, të dy vendet kanë detyrime të cilat duhet përmbushen vetëm përmes hapave konkrete.
Bashkia e Tiranës do të nisë javën tjetër punën për zbatimin e një tjetër projekti madhor. Bëhet fjalë për ndërtimin e Terminalit të Autobusëve që do të ngrihet në pjesën hyrëse të Tiranës, nga ana perëndimore. Kryebashkiaku Veliaj thekson se ndërtimi i këtij terminali do t’i japë zgjidhje hyrje-daljeve të autobusëve në Tiranë dhe shpërndarjen e pasagjerëve nëpërmjet mjeteve të tjera të transportit.
Kryeministri Rama ka publikuar në faqen e tij në FB pamje nga rruga e re Korçë-Ersekë. Rama theksoi se ky aks është ndërtuar me standarde evropiane, "me korsinë e biçikletave, pemët dekorative, ndriçimin rrugor e trotuaret, si dhe zgjerim me 3 korsi kalimin". Ndër të tjera ai pohoi se vitin ardhshëm do të fillojë ndërtimi i pjesës tjetër të rrugës.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se bizneset e agroturizmit dhe ato me xhiro deri në 14 milionë lekë në vit do të tatohen me 5 % tatim fitimi, nga 15 % që tatohen aktualisht, duke filluar që nga 1 janari 2019. Ndërsa për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14 milionë lekë në vit, tatim fitimi do vazhdojë të jetë 15%.
Qeveria ka njoftuar institucionet përkatëse për përfundimin e mandatit për 6 anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës në BSH. Por në këtë listë nuk figuron emri i Gent Sejkos. "Guvernatori aktual në detyrë e ka marr këtë mandate në shkurt të vitit 2015 dhe do duhet ta përfundojë këtë mandate, në rast se kushtetuta përcakton për shkarkimin e tij, para kohe në shkurt të viti 2022”, tha Braçe.
Kryeministria ka publikuar njoftimin për aplikimin për 3 vende në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Së fundmi diskutohet nëse mandati i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë mbaron në nëntor të 2018-s, kohë në të cilën duhet të përfundonte mandati i ndërprerë i Adrian Fullanit, apo nëse do të përfundojë 7 vite pasi mori detyrën.
Trego më shumë