Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Shqiptaret renditen si populli i fundit ne Europe ne lidhje me numrin e makinave per 1000 banore dhe vjetersine e automjeteve, ku mbi 95 % blihen te perdorura. Qe prej vitit 2013, ne Shqiperi importohen 30-40 mije makina ne vit, ku rekord mban 2013 me 44 mije makina, nga te cilat 80% ishin me te vjetra se 10 vjet. Qeveria ka miratuar nje strategji per te nxjerre nga perdorimi makinat e prodhuara para vitit 1995.
Grupi Balfin risjell programin "Ideja jote për Biznes". Ky program u kushton një vëmendje të vecantë ideve inovative dhe propozimeve për biznese që nuk janë aplikuar më parë në vend ose të rikonceptuara sipas kushteve dhe zhvillimeve të tregut dhe teknologjisë. Proçesi ka disa faza dhe fituesit do të kenë mbështetjen e grupit Balfin në realizimin e ideve të tyre dhe shansin për te fituar një çmim monetar.
Investimet publike të Bashkisë së Tiranës synojnë që brenda një periudhe të shkurtër jo vetëm të mbulojnë koston e tyre, por njëkohësisht që të gjenerojnë të ardhura për qytetin për vitet e ardhshme. Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Tretë Kombëtare për Financën, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Bashkia e Tiranës në strategjinë e saj të realizimit të investimeve publike synon që të gjenerojë të ardhura.
Kreditë e këqija kanë arritur në nivelin më të ulët që nga viti 2010, duke arritur në 16.5%. Lajmin e bëri publik Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, i cili reagoi pas rekomandimeve që Komisioni Europian la për të ulur këtë tregues. Ai u shpreh se rritja e kredisë në monedhën vendase ka stimuluar rritjen e ekonomisë me 3.5% dhe tha edhe se ne kemi nevojë për studime dhe punë kërkimore.
Për të renditur vendet më të pasura dhe më të varfra për 2016-n, “Global Finance” ka marrë në konsideratë Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, i rregulluar me fuqinë blerëse, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Shqipëria renditet e 98-a në botë në listën e shteteve më të pasura dhe më të varfra. Në rajon renditemi vetëm para Bosnjës, ndërsa Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë të renditura më lart.
Naftëtarët e Fierit ngrihen sërisht në protestë. Premtimet e marra para dy javësh në Ministrinë Energjetikes për dhënie dy pagash mujore dhe të mbi 12 muaj sigurime shoqërore nuk janë mbajtur. Sot mbi 50 naftëtarë ndodhen pranë uzinës duke protestuar. “Do kalojmë në ekstreme” shprehen disa prej tyre. “Mos na gënjeni! Shteti duhet të ndërhyjë urgjentisht dhe mos të mbajë anën e drejtuesve të uzinës”.
Diell, Det dhe Dashuri! Ceremoni festive për celjen e sezonin turistik. Znj. Koka inaguron “Memorje ‘78”, bunkeri i luftës së Ftohtë. Më të shumtë turistët 1 ditorë të orientuar drejt turizmit kulturor. Sipas operatorëve turistike priten turistë nga vendet e Veriut të Europës. Rreth 90 anije cruiz pritet të prekin portin e Sarandës. Risi, vizitorët amerikanë. Turistët nga trevat përbëjnë rreth 35% të pushuesve.
Banka e Shqipërisë dëshiron të frenojë përdorimin e euros, që politika e saj monetare të funksionojë më mirë dhe të mbrojë sistemin bankar nga goditjet e kursit të këmbimit. Plani është nxitja e rritjes së përdorimit të lekut në financa dhe ekonomi. Banka do të mbrojë stabilitetin financiar pasi një nivel i lartë i huadhënies në euro do të ekspozonte sistemin bankar shqiptar ndaj rreziqeve të kursit të këmbimit.
Nga fillimi i vitit 2019, Banka e Shqipërisë do fusë në qarkullim seri të reja të kartëmonedhave me kurs ligjor 200 lekë dhe 5000 lekë, të cilat do kenë elementë të rinj sigurie dhe përmirësime grafike. Këshilli Mbikqyrës i Bankës miratoi vizatimet e përmirësuara të kartëmonedhave që janë aktualisht në qarkullim. Seria e re do të ruajë të njëjtën tematikë si ajo aktuale, por me përmirësime në grafikë dhe në siguri.
Ministrja Milva Ekonomi mori pjesë në forumin “Klima e Investimeve BE-Ballkan Perëndimor”, në Beograd. I pranishëm ishte dhe kreu i KE Johannes Hahn. Ministrja foli për rritjen ekonomike të Shqipërisë, që vjet ishte 3.5% dhe tha se këtë rritje e kanë konfirmuar edhe organizmat ndërkombëtare, ku i fundit ishte vlerësimi i Moodys, që parashikonte se rritja këtë vit pritet të jetë 3.6% dhe vitin tjetër 3.8%.
Trego më shumë