Kursimet në euro, që shqiptarët kanë në banka ishin 3.6 miliardë në fund të prillit, gati 50% e totalit të depozitave në vend, por të konvertuara në lekë këto kursime sot vlejnë 3.4% më pak, si rrjedhojë e zhvlerësimit të euros në treg. Sot 1 euro këmbehet me 133.7 lekë. Vetëm nga ky zhvlerësim, humbja e depozituesve nëse depozitat do konvertoheshin në lekë, llogaritet në 5.3 miliardë lekë, apo rreth 40 milionë euro.