Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Rusia ka thënë se është duke konsideruar bojkotimin e Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, nëse manjatëve rusë nuk iu lejohet pjesëmarrja. “Nëse nuk ndryshohen këto vendime që janë marrë lidhur me përfaqësuesit e bizneseve ruse, do të marrim vendim për të anuluar pjesëmarrjen e kompanive ruse ku shteti ka rol”, ka apeluar Kryeministri rus, Dmitry Medvedev.
Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës publikoi listën e 100 kompanive kryesore për sa u përket të ardhurave nga shitjet në vitin 2017. “Huawei”, ofruesi i pajisjeve dhe shërbimeve të rrjetit dhe telekomunikacionit me bazë në Shenzhen, zuri vendin e parë, i ndjekur nga “ZTE” dhe “Haier”. Kompanitë siguruan një vlerë të përgjithshme të ardhurash prej më shumë se 771 miliardë juanësh.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, ku po diskutohen të ardhurat për projekt/buxhetin e vitit 2019, Ministri Ahmetaj tha se Qeveria ka planifikuar më shumë rimbursim për kompanitë e mëdha të cilat kanë akumuluar para për shkak të investimeve. Ai u shpreh se rekomandon zero përjashtime nga TVSH për subjektet, ndërsa sipas tij nuk do ketë asnjë gjobë për subjektet që bëjnë gabime në llogarinë e xhiros.
Monedhat kombëtare janë forcuar në të gjithë rajonin por në Shqipëri mbiçmimi i monedhës kombëtare Lekut, kundrejt Euros dhe Dollarit ka qenë më i forte. Të dhënat kombëtare të vendeve të përpunuara nga Banka Botërore tregojnë se, nga qershori 2017 deri në qershorin 2018, leku shqiptar është forcuar pothuajse me 5% në këmbim me monedhën e përbashkët euro dhe rreth 9% në raport me dollarin amerikan.
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të japë një hua prej 6 mln eurosh bankës shqiptare Union, për projektet për energjinë e gjelbër. Fondet do të përdoren ndër të tjera për izolimin e banesave, panelet solare e boilerët efikasë. Sipas BERZH-it, ky financim për Shqipërinë bëhet në kuadër të fondit 85 milionë euro për projektin Ekonomia e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti Meta ka zhvilluar një vizitë në kompaninë “Amarelli”, ku u takua me drejtuesit dhe anëtarët kalabrezë të Unindustria-s, anëtare e Confindustria-s. Gjatë këtij takimi sipërmarrësit italianë nënvizuan interesin e madh për të zgjeruar tregjet e prodhimeve të tyre në Shqipëri, nëpërmjet sipërmarrjeve të përbashkëta në fushat e biodiversitetit, agrikulturës, si dhe veçanërisht të prodhimit të agrumeve.
Rreth 23 mld lekë janë investimet buxhetore në vitin 2019 për transportin rrugor, ndarë në investime dhe mirëmbajtje. Segmentet që do të financohen me paratë e buxhetit janë bypass-et e Fierit dhe Vlorës dhe rruga Kardhiq-Delvinë. Por, sipas Ministrit Gjiknuri buxheti i vitit 2019 realizon mbështetjen e nevojshme për kontratat e PPP, për Rrugën e Arbrit, akset Thumanë-Kashar, Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.
Gazsjellësi Trans Adriatik do të kompletohet gjatë vitit 2020, kur do të nisë edhe kalimi i parë i gazit. Lajmi bëhet i ditur nga Marco Alvera, Drejtor i kompanisë italiane të infrastrukturës së gazit, SNAM. “Projekti është kompletuar në masën 80% dhe puna në pjesën italiane sapo ka rinisur. TAP do të kalojë në veri të Greqisë, Shqipëri dhe detin Adriatik, përpara se të arrijë Italinë e jugut.
Skema e Ndihmës Ekonomike nuk është efektive. Ky ka qenë raporti përfundimtar i nxjerrë nga KLSH pas një auditi të bërë. Sipas KLSH-së, auditimi është bërë në Bashkitë e Fierit, Tiranës dhe Vlorës, për periudhat janar 2012-Maj 2018. KLSH mes faktorëve që rendit thekson se me këtë skemë nuk ka një vlerë të miratuar të minimumit jetik apo të një vlere të miratuar të kufirit të varfërisë.
Deputetja Tabaku u shpreh sot në një dalje për mediat se buxheti 2019, njësoj si në 4 vitet paraardhës, nuk projekton zhvillim dhe mirëqenie, por lëmoshë për qytetarët dhe taksim të rëndë për bizneset. “Ky është buxheti që pasuron një grusht njerëzish pranë Edi Ramës. Ky është një buxhet që shoqërohet me 40 mln $ taksa më shumë për shqiptarët dhe me rritje të borxhit publik”, ka përfunduar ajo.
Trego më shumë