Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Gjatë prezantimit të projekt/ligjit për buxhetin e vitit 2019 në Komisionin e Ekonomisë, Ministri Ahmetaj pohoi se buxheti i vitit 2019 rritet me 5.9% dhe do të ketë rritje pagash në disa sektorë si dhe investime dhe mbështetje në sektorët e shëndetësisë, bujqësisë, arsimit dhe infrastrukturës. “Paketa fiskale synon uljen e barrës së kombinuar fiskale për kompanitë”, ka cituar ai.
Deputetja Jorida Tabaku, përmes një postimi në "Facebook" është shprehur se Shqipëria renditet e fundit në rajon në oportunitetet që i jap bizneseve për tu hapur. “Vazhdojmë të jemi armiqësor ndaj investimeve të huaja duke i larguar ato përditë e më shumë. Të parafundit në rajon për biznes dhe të parët në rajon për kriminalitetin dhe inkriminimin e Qeverisë”, ka cituar ajo.
Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) pritet që të mbrërrijë javën e ardhshme në kryeqytet. Si një përdorues i mëparshëm i financimit të FMN-së, Shqipëria tashmë bën pjesë në të ashtuquajturin “Monitorim pas Programit”, i cili kërkon shqyrtime dy herë në vit të zhvillimeve makroekonomike, rreziqeve dhe politikave.
Nga 1 Janari nuk do të kryhet asnjë procedurë zhdoganimi për mjete më të vjetëra se 10 vjet. Në zbatim të këtij vendimi, mjetet e reja do të jenë Euro 4 ose 5, në nivelin e shkarkimit në mjedis. Qeveria ka shtyrë me 3 muaj regjistrimin e mjeteve që janë importuar para datës 31 dhjetor. Hapësirë ka për mjetet me interes historik edhe pse janë prodhim i para 70-ës. Për ato të targuara nuk ka kufizime moshe.
Tjetër lidhje transporti mes Shqipërisë e Mali të Zi. Bëhet fjalë për transportin liqenor përmes molit të Zogaj, Shirokës dhe Viropazarit. Bushati, bëri të ditur në Kuvend se do të ketë një linjë transporti mes Shqipërisë, Italisë dhe Malit të Zi. Projekti do të fokusohet fillimisht te transporti i udhëtarëve. Perspektiva në fazën e 2 e të 3 do të shkojë dhe në pjesë që kanë lidhje me Velipojën e Bunën.
OPEC rriti prodhimin e naftës në nivelin më të lartë që prej 2016, ndërsa prodhimi më i lartë, nga Emiratet dhe Libia, kompensoi një ndërprerje të dërgesave iraniane, shkak sanksionet e SHBA. OPEC ka prodhuar 33.31 milionë fuçi në ditë, sasi kjo më e larta për të gjithë vendet e OPEC. Çmimi arriti një nivel prej 86$/ fuçi në tetor, por që ra në 76$, pasi shqetësimet lidhur me furnizimet në rënie, u veniten.
Rama, gjatë Konferencës Vjetore të Bankës së Shqipërisë “Politika monetare, Integrimi Ekonomik dhe Normaliteti i Ri”, deklaroi se BSH është i vetmi institucion që nuk është anatemuar nga njëra palë për llogari të kacafytjes me palën tjetër. Ajo ka luajtur një rol pozitiv në periudhën pas krizës dhe pikë referimi për të gjithë. Është një qendër e pakundërshtueshme e gravitetit dhe një trashëgimi e çmuar”.
Mateo Spaho, ekspert ekonomie, thekson se mbyllja e pikave të basteve brenda periudhës 2 mujore, mund të ketë pasoja të rrezikshme. Sipas tij, ndalimi i lojërave të fatit, do të sjellë vështirësi në konvertimin e bizneseve për rreth 9 mijë biznese që ushtrojnë këtë aktivitet në Shqipëri. Ai i ka pohuar se ky veprim do ndikojnë negativisht në të ardhmen e ekonomisë pasi pengon diversifikimin e aktiviteteve ekonomike.
Italia do të duhet të sigurojë një plan shpëtimi nga BE, nëse dëshiron të marrë ndonjë ndihmë nga Banka Qendrore Evropiane, për të ulur kostot e huamarrjes në tregjet financiare. Komisioni Evropian hodhi poshtë këtë javë projekt-buxhetin e vitit 2019 të Italisë, duke thënë se ai ka shkelur rregullat fiskale të BE-së mbi shpenzimet publike dhe i ka kërkuar Romës të paraqesë një projekt të ri brenda 3 javësh.
Ministri Ahmetaj komentoi sërish sot në parlament, projekt/ligjin e Qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit dhe basteve sportive nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Në fjalën e tij Ahmetaj tha se nuk ka asnjë dilemë për vendosmërinë e kësaj maxhorance për të mbyllur një herë e mirë debatin mbi lojërat e fatit.
Trego më shumë