Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtare, nga përditësimi i shifrave në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018, Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Evropë për të ardhurat për frymë. Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106.
Komisioni i Ligjeve ka shqyrtuar dy projektligjet e propozuara nga Kreu i Komisionit Ekonomik të Kuvendit, Erjon Braçe, për kalimin e tokës bujqësore në pronësi të përfituesve. Nismat që janë dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë përfshijnë ndryshime ligjore në praktikat aktuale të marrëdhënieve të pronësisë dhe përdorimit të tokës bujqësore. Brace tha se Qeveria duhet të kthejë përgjigje brenda muajit nëntor.
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së ka sulmuar ashpër Kryeministrin Rama në lidhje me lojërat e fatit. Vasili deklaron se shefi i Qevrisë shprehet se shqiptarët shpenzojnë 700 milionë euro për bastet, ndërsa Ministria e Financave ka treguar se ato janë 5 herë më të ulëta në shifrat e pretenduara dhe nuk i kanë kaluar kurrë 150 milion euro në vit.
Ligji për “Lojërat e Fatit” ka mbledhur përfaqësuesit e Komisionit të Ekonomisë që po shqyrtojnë draftin, i cili pritet të kalojë të enjten në seancë plenare. Ministri Ahmetaj deklaroi se nuk ka kthim prapa dhe se 31 dhjetori është afati i fundit për ekzistencën e tyre. "Kjo Qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit” ka theksuar Ahmetaj.
Komisioni i Ekonomisë ka miratuar projekt ligjin për lojërat e fatit. Kryetari i Komisionit, Brace u shpreh se operatorët kanë refuzuar zbatimin e ligjit dhe vetëm tani kanë kërkuar ndërmjetësim. “Kush ka refuzuar zbatimin e ligjit do të përballet me pasojat. Janë krijuar pasoja sociale për shoqërinë”, deklaroi Braçe. Ndërsa Ministri Ahmetaj u shpreh se në këtë nismë Qeveria “ka qytetarët me vete”.
Bujtinat në zonën e Valbonës iu është vënë dryni. Nga dhjetëra bujtina në zonë aktualisht janë të hapura vetëm katër prej tyre që kanë kapacitet të lartë akomodimi. Disa nga administratorët e bujtinave të mbyllura thanë se nuk hapen para prillit-majit 2019. Përfshirja në TVSh dhe aksioni i tatimeve për kuponin tatimor ku u vendosen disa gjoba këtë vit dhe i ka bërë bizneset me racionale në zgjedhjet e tyre.
“Karburanti në Shqipëri ka më shumë taksa se në çdo vend të botës”. Konstatimi vjen nga deputetja Jorida Tabaku. Përmes një statusi në FB, Tabaku shkruan se 60% e çmimit sot është taksa, ndërsa thekson se në 2014 Qeveria Rama shtoi me 240 lekë taksën e qarkullimit që sot bën të kemi karburantin më të shtrenjtë në Evropë dhe rajon.
Deputetja Jorida Tabaku shkruan se shqiptarët e paguajnë karburantin më shtrenjtë se njerëzit e tjerë të rajonit dhe është e cilësisë së dobët. Ajo ka bërë fajtore Qeverinë duke shkruar në FB se: “Qytetarët paguajnë naftën më shtrenjtë se në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi apo dhe Zvicër. Shtrenjtimi i naftës nuk është vetëm pasojë e rritjes së çmimit të naftës bruto në bursë, por është një investim i Qeverisë
Gjatë fjalës së tij në aktivitetin përmbyllës të sezonit turistik, Ministri Xhafaj vlerësoi shërbimin dhe transformimin në infrastrukturë të resorit ku u zhvillua aktiviteti. Xhafaj u shpreh se policia ka zbatuar me përpikmeri të gjithë planin e miratuar para sezonit turistik për rendin dhe sigurinë në plazhe. Ministri tha se për herë të parë nuk u shënua asnjë incident në vijën bregdetare me mjetet ujore.
Ministri Klosi ishte sot i pranishëm në aktivitetin e mbylljes së sezonit veror turistik. Në aktivitetin e zhvilluar në “Prestige Resort” në Golem, Klosi tha se ishte një vit shumë i suksesshëm në shumë aspekte. "Ndryshe nga viti 2017, këtë vit kishte 44.6% më shumë turistë, dhe kjo ka sjellë mbi 300 mln euro në buxhetin e shtetit", u shpreh Klosi.
Trego më shumë