Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pavarësisht se marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Estonisë janë modeste ministri Damian Gjiknuri ka ftuar bizneset e këtij vendi që të përfitojnë nga programi 1 miliardë dollarë për të përmirësuar infrastrukturën rrugore. Ndër të tjera ai tha se në vëmendje tashmë janë edhe disa projekte gjigande në energjinë e rinovueshme.
Sipas Ministrit Ahmetaj, gjatë vitit 2017 ekonomia shqiptare performoi mjaft mirë dhe ritmi i rritjes ekonomike vijoi trendin përshpejtues duke u përmbyllur me 3.84% rritje të prodhimit të brendshëm bruto. Ai shpjegoi se kjo u mundësua falë politikës fiskale optimale dhe investimeve të kryera, po kështu edhe të mbështetjes me investime që iu bë sektorëve prioritarë si arsimi, shëndetësia e infrastruktura.
Kryeministri Rama ka deklaruar se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë se vitet e tjera, ndërsa theksoi faktin se kjo do të ndikojë në krijimin e një peshë të re sociale më aktive në shoqërinë shqiptare. Teksa ka folur në “Këshillin Ekonomik Kombëtar”, Rama theksoi se duke filluar nga 1 prilli i vitit të ardhshëm do të ketë rritje pagash në arsim, ushtri, por edhe në sektorin e shëndetësisë.
Në pikat hyrëse të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës do të ngrejë tregje të posaçme për tregtimin e produkteve bujqësore bio në fundjavë. Në panairin e organizuar me gatime, prodhime dhe punime artizanale të punuara nga gratë dhe vajzat e njësisë Baldushk, Kryebashkiaku Veliaj pohoi se nisma në fjalë do të gjenerojë ekonominë e zonave përreth qytetit.
Shefat e disa prej bankave më të mëdha të Evropës janë tërhequr nga një konferencë e investimeve e profilit të lartë, në Arabinë Saudite, duke iu bashkuar shefave të biznesit që po braktisin eventin mes shqetësimit për fatin e gazetarit Khashoggi. Drejtuesit kryesorë të HSBC, Standard Chartered, Credit Suisse dhe Bursa e Londrës, si dhe Kryetari i BNP Paribas u tërhoqën nga Iniciativa për investime.
Presidenti i Bankës Qendrore amerikane, Jerome Powell, ka shprehur shqetësimin për një “Brexit të çrregullt” që mund të ketë një ndikim negativ në ekonominë amerikane. Në një takim të Bordit të Stabilitetit Financiar, ai paralajmëroi se nëse bankat amerikane kishin sado pak ekspozim ndaj bankave britanike në lidhje me fondet e tyre, ekspozimi i tyre në bankat europiane ishte më domethënës.
Kryeministri Rama ka inspektuar fillimin e punimeve në kantierin e "Unazës së Madhe" të Tiranës. Ai theksoi se të gjithë pronarët, të cilët janë me dokumentet para vitit 1990 do të shpronësohen pavarësisht problemeve të mbartura në letrat e tyre. Sipas Ramës, me qytetarët e tjerë do të procedohet ndryshe dhe si zgjidhje do të aplikohen strehimet sociale.
Kryeministri japonez Shinzo Abe, njoftoi se norma e TVSH-së nga tetori i vitit të ardhshëm, siç është planifikuar, do të rritet nga 8 në 10 %. Kjo masë tashmë është shtyrë dy herë për shkak të shqetësimeve se do të dëmtojë konsumin privat dhe ekonominë vendase, përkujton agjencia japoneze Kyodo.
Kryeministri italian njoftoi se Kabineti i tij ka miratuar buxhetin e vitit 2019 dhe se ka dërguar kornizat buxhetore për miratim në KE. Ky buxhet do të bëjë që të mbahen premtimet tona elektorale, por edhe të ruhen balancat e financave publike”, deklaroi Conte. Ai parashikon një deficit buxhetor prej 2.4 %, afërsisht sa tavani i BE-së prej 3 %, por më i lartë sesa ishte dakordësuar mes Italisë dhe unionit.
Përmes një njoftimi Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bëjnë me dije se nesër nisin punimet lidhur me rehabilitimin e segmentit Vorë-Rinas-Fushë Krujë, për pasojë do ketë bllokim dhe devijim të qarkullimit. Automjetet e vogla rezident të zonës mund të vazhdojnë të përdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri në Fushë Krujë. Pjesa tjetër duhet të përdori segmentin nga Kamza.
Trego më shumë