Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një raport i "Save the Children" që ka lancuar fushatën globale me titullin "Deri në fund për fëmijët", thekson se çdo ditë në botë, 7000 fëmijë nën pesë vjeç, vdesin për shkaqe që lidhen me kequshqyerjen. Fushatat e Ojq-ve kanë si qëllim të shpëtojnë fëmijët që vuajnë nga kequshqyerja dhe të mbajnë të lartë vëmendjen për një vrasës të heshtur dhe shkatërrues.
Guvernatori i BSH-së, Genti Sejko e ka vënë theksin tek roli i rreptë që do të ketë Banka qëndrore në monitorimin e aktorëve të rinj në tregun bankar. Sejko ishte në mbledhjen vjetore të nivelit të lartë, të përfaqësuesve të FMN dhe BB zhvilluar në Bali të Indonezisë, ku ka garantuar zyrtarët e huaj se çdo investitor do të monitorohet me kujdes që të mbajë të pacënueshëm stabilitetin financiar të vendit.
Zv/Kryeministri, Luigi Di Maio ka deklaruar se Qeveria italiane do të miratojë buxhetin e 2019-ës të hënën, pesë ditë përpara afatit zyrtar për paraqitjen e paketës financiare në parlament. Qeveria ka publikuar tashmë objektivat financiare që do të sigurojnë kuadrin për buxhetin, teksa është përballur me kritika nga Komisioni Evropian për planet për të trefishuar deficitin fiskal për 2019-ën.
Një nga njerëzit më të pasur në botë, pronari i Amazonit, Jeff Bezos, ka humbur 9.1 mld $ në ditë, për shkak të “turbulencave” në bursa. Sipas Forbes, pasuria e tij tani kap vlerën 144.7 mld $. Gjithashtu mësohet se ai humbi gati 14 % të vlerës së saj në dhjetë ditë këtë muaj. Edhe miliarderët e tjerë të SHBA që kanë bërë para të mëdha në platformat e internetit shënuan humbje si pasojë e rënies së bursës.
Kryeministri, Imran Khan, ka pohuar se Pakistani do të kërkojë ndihmë financiare nga vendet mike në vlerë të 12 miliardë dollarëve, në mënyrë që të mënjanojë krizën e pagesave të huasë. Në një fjalim televiziv më 10 tetor ai lënë të kuptohet se Qeveria e tij do të kërkojë kredi nga Arabia Saudite dhe Kina si dhe ndihmë shtesë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Ministri Ahmetaj eshte shprehur lidhur me vendimin për të mos lejuar hapjen e bizneseve të lojërave të fatit, bastet sportive, nga 1 janari i vitit të ardhshëm. “Për bastet është një moment i duhur për të ndarë historinë në dy epoka: Deri në fund të 2018 dhe pastaj epoka e pastër, nga një janari e tutje” u shpreh ai. Sipas tij, se po përgatitet një program rikualifikimi për ata që do të ngelen të papunë.
Nga Forumi i Ekonomisë dhe Biznesit Turqi-Afrikë në Stamboll, Presidenti Erdogan u bëri thirrje vendeve afrikane të bëjnë tregti dhe biznese të përbashkëta me Turqinë duke përdorur monedhat vendase. “Le ta ruajmë tregtinë tonë nga rreziqet që vijnë nga valutat e huaja”, tha Erdogan. Ai nënvizoi nevojën për të ndërmarrë hapa për të shpëtuar vendet e tyre nga presioni i valutës.
Kabineti i Kancelares Merkel do të mbështesë përpjekjen e 16 shteteve federale për t’u përballur me një fluks refugjatësh në rritje, duke dhënë 1,6 miliardë euro për vitin e ardhshëm. “Çdo shtet do të marrë një total prej 670 eurosh në muaj për azilkërkues, por do të marrë gjithashtu një pagesë unike prej 670 eurosh për çdo azilkërkues të refuzuar”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Steffen Seibert.
Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist për rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit. Nga 3.7% rritje të parashikuar në fillim të vitit, institucioni ndërkombëtarë në raportin e tij të "Pasqyrës ekonomike globale" pret që rritja të shkojë në 4%. Sipas raportit Shqipëria është një ndër vendet që do të ketë zgjerimin më të shpejtë ekonomik duke lënë pas Bosnjen, Bullgarinë, Kroacinë dhe Malin e Zi.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka paralajmëruar se lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës rrezikon që ta bëjë botën një vend më të varfër dhe më të rrezikshëm. FMN thotë se një luftë tregtare në shkallë të gjerë mes SHBA-së dhe Kinës do të vendoste një pengesë të madhe në rimëkëmbjen ekonomike. Sipas saj, barriera të mëtejshme tregtare do të rëndonin mbi familjet, dhe bizneset në tërësi.
Trego më shumë