Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Zyrtarët shqiptarë nuk e kanë mirëpritur futjen në tregun e telefonisë mobile të kompanisë "Telekom Serbia". Drejtuesit e Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës, gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të kompanisë serbe, i kanë shprehur atyre faktin se futja në tregun e telefonise celulare mund të rezultojë problematike. "Telekom Serbia" ka ofruar 60 mln euro për të blerë "Telekom Albania".
Guvernatori i BSH, Gent Sejko tha se blerja e “Eurbondit” nuk do të ndikojë në rritjen e borxhit në ekonominë shqiptare. Teksa ka folur në një konferencë për mediat, Sejko theksoi se "Eurobondi" u emetua sa dyfishi i kërkesës dhe nevojës që kishte Shqipëria. Sipas tij, ky është një tregues i performancës së ekonomisë, pasi nga 500 mln euro që ishte kërkuar, pala e emetimit të "Eurbonidit" ofrojë 1 mld euro.
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar ndaj Ministrit të Financave, i cili tha se eurobond “është instrument rifinancimi” dhe nuk do të ketë rritje të borxhit publik. Tabaku theksoi se eurobondi është borxh i ri, që Qeveria ka marrë për të shlyer borxhet e vjetra. Ajo shton se "e vetmja meritë që të takon është se e more me kosto më të lartë sepse kemi borxhin më të lartë pa bërë asnjë, po asnjë punë publike!"
Shqipëria ka emetuar për herë të parë një eurobond me afat 7-vjeçar në tregjet ndërkombëtare, përmes të cilit qeveria mori 500 milionë euro hua. Ankandi, i konsideruar si një test i rëndësishëm për kredibilitetin e ekonomisë shqiptare, ka përfunduar. Nga Parisi, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj pohoi se me këtë eurobond bëhet i mundur zëvendësimi i një borxhi të mëparshëm më të shtrenjtë.
Ministria e Financave njoftoi se sot pritet dalja me sukses në tregjet ndërkombëtare për Eurobondin. Pas një jave intensive takimesh me investitorët në disa prej qendrave kryesore financiare evropiane, pritet sot finalizimi i një procesi të rëndësishëm për ekonominë dhe financat shqiptare. Shqipëria synon të marrë hua deri në 500 milionë euro, përmes emetimit të Eurobondit, me afat maturimi 5-7 vjet.
Ambasadorja e Kinës, Jiang Yu dhe Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi zhvilluan një vizitë zyrtare në ambientet e kompanisë së naftës, "Bankers Petroleum". Kompania, e cila operon për më shumë se 15 vitesh në fushën e naftës së Patos-Marinzës, që nga viti 2016 është blerë nga kompania kineze "Geo-Jade". Ambasadorja e Kinës vlerësoi bashkëpunimin institucional midis kompanisë dhe Bashkisë së Fierit.
Kina ka vendosur rritjen e çmimit të naftës dhe gazit. Kjo është rritja e 3 brenda muajit, sipas komisionit përkatës të mbikëqyrjes së tregut. Çmimet komerciale do të rriten me 240 yuan, rreth 35 dollarë, për 1 ton benzinë dhe me 230 yuan për naftën. Nëse çmimet ndërkombëtare të naftës ndryshojnë në tepërt e 50 yuan për ton, atëherë çmimet e produkteve të naftës do të rregullohen në përputhje me rrethanat.
SHBA dhe Kanadaja kanë arritur një marrëveshje të re tregtare, së bashku me Meksikën, për të zëvendësuar marrëveshjen aktuale të Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (Nafta). Marrëveshja Shtetet e Bashkuara-Meksiko-Kanada (USMCA) thuhet se i jep më shumë akses SHBA-së në tregun e qumështit të Kanadasë dhe uljen e tarifave për eksportin e makinave të Kanadasë në SHBA.
Kryeministri Rama ka marrë pjesë në inagurimin e nisjes së punimeve të rrugës Kardhiq-Delvinë. Rama ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge do të shkurtojë përshkimin e distancës nga Tirana në Sarandë në 3 orë. Ai u shpreh se kjo rrugë do të bëjë të mundur që të ketë një rritje të punësimit, lëvizjes duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen ekonomike.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka propozuar të nisen hetime për importin e vajit të palmës në Kosovë, pasi në 3 vjetët e fundit, importi i këtij produkti ka shënuar rritje të madhe. Vëllimi i importit në kilogramë, nga viti 2015 deri në vitin 2018, është rritur për 246%, thuhet në një dokument të MTI-së, të siguruar nga Radio Evropa e Lirë.
Trego më shumë