Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Sot, në ditën ndërkombëtare të fëmijëve Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ia ka kushtuar “Mirëmëngjesin” pikërisht fëmijëve, duke publikuar në rrjetin social “Facebook”, pamje të mrekullueshme të vendit tonë, si dhe pjesë të transformimeve të Rilindjes Urbane, të përcjella nga vetë fëmijët. “Fëmijët janë dhe arsyeja jonë më e madhe për të vazhduar betejën”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Vazhdojnë replikat mes Vasilit dhe Tahirit. Pas deklaratës së Vasilit, për batutën e Ramës për makinën me dy timonë, ka reaguar Tahiri. “Dëgjova Petrit Vasilin që thoshte se është tahma e madhe të imagjinosh një makinë me një timon. Unë nuk e di pse i shkon mendja te tahmaja. Por të kesh mundësinë të qeverisësh këtë vend për shqiptarët, pa i zënë sytë me sherre, me shamata, nuk është tahma, është përgjegjësi”- tha ai.
Pas sondazhit të publikuar mbrëmë nga IPR Marketing, ka reaguar kreu i LIBRA, Ben Blushi, i cili është shprehur se nuk i beson atij sondazhi, pasi nuk ka asnjë popull që voton një qeveri 90%. “Sipas një sondazhi Qeveria Rilindje-Cadra-LSI merr 90% të votave. Nuk mund ti besoj sondazhit. LIBRA do marrë të gjitha votat e atyre që janë kundër qeverisë dhe janë shumicë. LIBRA është rruga e re.”- shkruan Blushi.
Pas replikave mes Vasilit dhe Tahirit, këshilltari i Vasilit, Dritan Kaba i ka kujtuar Tahirit se ‘tafmaja e tij e mbushi Shqipërinë me drogë’. “E do timonin i vetëm që të mos ketë njeri që ta shqetësojë dhe t'i lëvizë nga kursi avionët e krimit të organizuar, skafet e trafikantëve, kamionët e tonëve të drogës. Të mos e shqetësojë njeri në këtë sipërmarrje faraonike”, u shpreh ai.
Luan Rama i është përgjigjur deklaratave që ironizojnë se LSI do të dalë forcë e parë në zgjedhje. Ai ka thënë se: “Listat e LSI janë bërë duke patur parasysh përfaqësimin dinjitoz. Luftojmë përballë PS për kryesim në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier dhe jemi të parët në Berat e Gjirokastër”. Luan Rama shtoi se LSI s'ka patur asnjëherë drejtimin e qeverisë, prandaj do jetë forcë e parë për një drejtim të ri të qeverisë.
Ministri i Transporteve, që është nga radhët e LSI, Sokol Dervishaj ka reaguar ashpër kundër Partisë Socialiste. Dervishaj ironizon PS duke thënë: “Dhe shpifjet vazhdojnë. Deri dje e kishte fajin Saliu. Pas çadrës e paska fajin LSI. Po ju a ndjeni ndonjë peshë faji, që në këto 4 vite e masakruat buxhetin e infrastrukturës rrugore dhe bujqësisë, për të bojatisur pallate e mbjellë pemë që thahen pa u dalë gjethja”.
Parku i Viroit në Gjirokastër ka qenë fotoja e zgjedhur prej kryeministrit Edi Rama për t’i uruar “Mirëmëngjesi” ndjekësve të tij në Facebook. Duke treguar ndryshimet me 2014 dhe sot, numri një i qeverisë, ka theksuar se: “Edhe shumë më shumë mbetet ende për të bërë për Gjirokastrën. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse PS nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”.
Deputeti i PS-së Erjon Braçe i është përgjigjur deklaratës së djeshme të ministrit të Transporteve për situatën e rrugëve. Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se ministri është djalë i mirë, por shprehet se “në të tilla nivele përgjegjësish, “mirberja” matet me rezultate në punën që kryen, gjithnjë në përmbushje të saj, veçanërisht si shërbim publik”.
Ben Blushi premton se LIBRA do të reduktojë në 5 % TVSH mbi ushqimet bazë si miell, sheqer, qumësht, etj, gjë që do të ketë impakt në cilësinë e jetës së 1milion të varfërve dhe pensionistëve. “Ne paguajmë shumë për tu ushqyer në krahasim me vendet e tjera europiane për shkak të taksave mbi ushqimin apo tvsh. LIBRA ka vendosur ta ndjekë trendin europian duke e reduktuar deri në 5 % TVSH mbi ushqimet bazë”.
Kandidati i PD-së në Lezhë, Preç Zogaj ka komentuar listën e kandidatëve për deputetë dhe kundërshtimet ndaj Lulzim Bashës. Ai ka thënë se kreu i PD-së, Lulzim Basha do të japë dorëheqjen nëse PD-ja pëson disfatë në zgjedhje. Në lidhje me akuzat e Topallit dhe Imamit, ai tha: "Në këto 27 vjet kam kuptuar shumë nga politika. Kjo që bënë Topalli dhe Imami ishte një veprim shumë i nxituar dhe një veprim i paprecedentë".
Trego më shumë