Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Me anë të një statusi në ‘Facebook’, këshilltari politik i grupit parlamentar të LSI-së, Dritan Kaba ka sulmuar kryeministrin, ndërsa akuzon ish-ministrin Tahiri si person të lidhur me drogën dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për koncensionet. Mes të tjerash Kaba nuk lë pa sulmuar dhe ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikollën për reformën në arsimin e lartë.
Pas deklaratës së kandidatit për deputet të PD-së në Shkodër, Romeo Gurakuqi, i cili sot tha në një intervistë se Meta duhet të largohet nga posti i Presidentit sepse ka marrë pjesë në fushatë duke shkelur Kushtetutën, vjen dhe reagimi i LSI-së. Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama me anë të një mesazhi në faqen e ‘Facebook’-ut, ironizoi fjalitë e Gurakuqit, duke shtuar se gjuha është materia e mendimit.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi Ylli Manjanin si ministrin më të keq të qeverisë së tij, por ky i fundit ka reaguar menjëherë. Sipas ish-ministrit të Drejtësisë duket se Rama kërkon ta kthejë këtë në çështje personale. “Pa dyshim që nuk isha ministri i duhur për qeverinë e hashashit”, ka thënë ai duke i’u drejtuar kryeministrit me fjalët: “Do ta bëjë personale me mua. Është i mirëseardhur! Ja fillojmë nga ta dojë ai”.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku është gjithnjë aktive, sidomos në njësinë nr.8 ku është e angazhuar për zgjedhjet. Ajo ka qenë, për 2 vjet rrjesht, pjesë e grupit të punës për programin qeverisës të PD-së. Tabaku shpjegon pikat kyçe të programit të PD, që nga taksa 9 %, ulja e TVSH 15%, rritja e punësimit e deri te reformat e tjera për të cilat shprehet se janë krejtësisht të realizueshme nesër në pushtet.
Kreu I LIBRA-s, Ben Blushi vazhdon me sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama. Kësaj here, Blushi i risjell në vëmendje Ramës një shprehje të Faik Konicës, përsa i përket pretendimit të Ramës se do të bëhet kryeministër sërish pas 25 qershorit. “Edi Rama paska thënë se do të bëhet Kryeministër edhe një herë. Sikur ta dëgjonte Faik Konica do thoshte: merrni darët shpejt o trima, hoqëm goxhdën mbeti vrima” ka shkrojtur ai.
Pas letrës publike që Kreu i Partisë Demokratike i dërgoi ditën e sotme Ramës, kryeministri i përgjigjet nëpërmjet një statusi në Twitter. "Mos fol në emër të SHBA se flasin vetë! Lëri letrat publike, mos u fshih pas McAllister, fokusohu tek oferta që ke në tryezë", shkruan Rama.
Zbardhen 20 pikat e paketës McAllister Plus, ku kryesoret janë: zv/kryeministër i përkohshëm i propozuar nga opozita, caktimi konsensual i katër ministrave, kryetari i KQZ dhe Avokati I Popullit të zgjedhur nga opozita, zgjedhje në 16 korrik, dekriminalizimi, mbështetje ndërkombëtare për forcimin e monitotorimit të regjistrit të zgjedhësve dhe kthimi i opozitës në Parlament, për formimin e Komisioneve të Vetingut.
Palët janë dakort në parim me paketën McAllister, përveç datës së zgjedhjeve. Rama ka vendosur datën më të vonshme të zgjedhjeve 23 korrikun, ndërsa Basha kërkon shtyrjen deri në shtator sepse duhet kohë të impementohet numërimi elektronik dhe identifikimi biometirk i votuesve. Donald Lu është në kontakt me të dy palët dhe ekspertë janë mbledhur dhe po llogarisin sa kohë duhet për të plotësuar dy kërkesat e opozitës.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të diskutuar për krizën politike në Shqipëri dhe zgjidhjen e saj. Pas këtij takimi Donald Lu pritet të takojë përsëri kryeministrin Rama. PD ka bërë të ditur se e pranon paketën McAllister Plus, të propozuar nga SHBA, por sipas tyre kjo gjë nuk është pranuar nga Edi Rama.
Ish-kryeministri Sali Berisha, me anë të një mesazhi në ‘Facebook’, ka shuar zërat se ai fshihej pas përzgjedhjes së emrave të kandidatëve të PD që do garojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. Berisha u është përgjigjur komenteve sa i takon faktit nëse ka qenë ai që ka propozuar listat, apo vet Basha. Sipas Berishës, e drejta për të përgatitur listat e kandidatëve është ekskluzivisht e kreut të PD, Basha.
Trego më shumë