Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Eurodeputeti Eduard Kukan ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e lidhur mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të PD-së, Lulzim Basha. Ai shprehet i lumtur për paktin mes dy liderëve politik, për pranimin e paketës ‘McAllister'. “Shumë i lumtur të shoh lajme të mira nga Shqipëria këtë mëngjes, pasi kryeministri Rama dhe Lulzim Basha arritën një marrëveshje për zgjedhjet”, shkruan Kukan.
Edhe pse dy liderët politikë janë akoma në Pallatin e Kongreseve duke diskutuar për detajet e marrëveshjes, Partia Socialiste ka thirrur një mbledhje urgjente të Kryesisë së saj sot në orën 17:00. Mësohet se mbledhja do të ketë në fokus marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës. Edhe lideri i PD, Lulzim Basha ka lajmëruar një takim me aleatët pas përfundimit të takimit me Ramën.
Pas McAllister, edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili ka qënë mjaft aktiv në negociatat për një marrëveshje, ka uruar arritjet nga takimi Rama-Basha. "Urime! Mirë për Shqipërinë! Marrëveshje për zgjedhjet. I lumtur që së bashku me miqtë amerikanë, McAllister dhe unë mundëm të kontribuonim", shkruan Fleckenstein në postimin e tij në rrjetet sociale.
Përfundon pas 5 orësh takimi midis Ramës dhe Bashës. Asnjë nuk ka dhënë detaje nga marrëveshja që kanë arritur, por ndërkohë që kryeministri Rama i ka shmangur mediat, kreu i PD, Basha është shprehur se shumë shpejt do të jepen detaje në lidhje me ato që u diskutuan sot në Pallatin e Kongreseve.
Kryeministri Edi Rama i është përgjijur ditën e sotme deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, sipas të cilit PD nuk do e votojë vetting-un me drejtorët e Ramës. Rama ka thënë se është i gatshëm të prishë marrëveshjen brenda muajit maj, nëse Partia Demokratike nuk zgjedh dy anëtarët e saj për Komisionet e Vettingut. "Vetting -u është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshjen”, u shpreh Rama.
Pas takimit të sotëm me kreun e PS-së, Rama, ku munguan Gjinushi dhe Milo, Petro Koçi i PSV 91, Gjergj Koja i PSM dhe Idajet Beqiri i PUK u kanë bërë thirrje elektoratit të tyre që në datën 25 qershor “të mos e hedhin votën kot”, por të votojnë PS-në. Ndryshe mendon kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, i cili ka caktuar të parin në listën e Shkodrës deputetin Tom Doshi. “Ne nuk tërhiqemi”- ka thënë prerë Gjinushi.
Sali Berisha bën një tjetër denoncim, duke publikuar bisedën mes të interesuarit dhe opsionet që i jep ndërmjetësi i një kompanie private për ta punësuar, para ose vota. Në postim Berisha shkruan: "Në Narko-Republikën e Noriegës, një njeri i ndershëm, për t’u punesuar edhe tek kompani private serioze të huaja, duhet t'i paguajë para ose vota mafies siçiliste të përfaqësuar nga Tritani, nipi i bllokmenit Rita Marko!"
Partia Demokratike ka dërguar ditën e sotme kërkesën e saj pranë KQZ. Sipas kësaj kërkese, PD i kërkon KQZ që të regjistrohet si subjekt në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Vendimin për regjistrimin në zgjedhje, Partia Demokratike e mori pas arritjes së marrëveshjes me kreun e qeverisë, Edi Rama. Në pak orë pritet që kreu demokrat, Lulzim Basha të dorëzojë edhe listat e kandidatëve për deputet.
Në një video-montazh të publikuar në Facebook, Edi Rama ironizon Lulzim Bashën, sikur ky i fundit është në gjumë dhe shikon ëndrra me vettingun, zgjedhjet dhe ndërkombëtarët që kalojnë mbi cadrën ku opozita shqiptare protestoi për tre muaj kundër qeverisë. Postimin Rama e ka shoqëruar me një status, ku i bën thirrje demokratëve që të mendohen për kë do të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 25 qershor.
Klodian Shehi, emri i paraqitur nga PS, për të garuar nën logon e kësaj force politike për zgjedhjet e 7 majit, të cilat nuk u zhvilluan, nuk do të jetë më kandidati i PS. Burime brenda PS-së konfirmojnë se kandidat për Bashkinë e Kavajës do të jetë Dorian Murati, drejtor i OSHEE në Kavajë. Më herët ai ka qenë drejton i ALUIZNI-t në këtë qytet. Ndërsa PD do të përfaqësohet nga Isa Sakja dhe LSI nga Maksim Kona.
Trego më shumë