Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Me anë të një statusi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dështimit të negociatave. Sipas tij Rama e ka refuzuar paketën McAllister Plus sepse: "Rama është pra refuzimi i vettingut dhe dëshmi e vullnetit të tij për të bërë vettingun vetë dhe zëvendësuar opozitën e sovranit me opozitën ë tij të kartelit, pra me ato parti që i regjistroi me firma të mbledhura nga PS".
Lulzim Basha i ka bërë thirrje Edi Rames, me anë të një letre, të pranojë pa kushte ofertën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e krizës. Ai shkruan se pranimi i paketës të propozuar nga SHBA do të garantojë kushtet për një proçes të lirë dhe të ndershëm për qytetarët e Shqipërisë. Basha ka konfirmuar gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të paketës, pa asnjë vonesë.
Pavarësisht se ende nuk është gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend, kryeministri Rama do të çelë të enjte fushatën elektorale tek Piramida, shumë afër çadrës të ngritur nga Partia Demokratike. Selia roze njoftoi me anë të një deklarate se të enjte hapet zyrtarisht fushata elektorale e Qarkut të Tiranës.
Takimi prej 3 orësh, mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, duket se ka sjellë zgjidhjen e krizës politike në vend. Të dy liderët dolën bashkë nga takimi dhe pranuan se ka një marrëveshje. "Kemi një marrëveshje, bazuar te paketa McAllister. Kjo marrëveshje do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm më pas do të kemi një komunikim publik", tha Basha. Ndërsa Rama tha se ishte 100% dakort me Bashën.
Menjëherë pas takimit, Lulzim Basha i’u drejtua çadrës së Lirisë për të dhënë lajmin e mirë për arritjen e marrëveshjes politike që i jep fund ngërçit në Shqipëri. Duke deklaruar mbylljen e cadrës, Basha tha se Partia Demokratike dhe aleatët e saj që ju bashkuan kauzës dhe deri dje i qëndruan vendimit për bojkot të zgjedhjeve, nga dita e nesërme do të nisin fushatën elektorale për garën në zgjedhjet parlamentare.
Pas arritjes së marrëveshjes Rama-Basha, Partia Agrare Ambientaliste është tërhequr sot nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor për shpalljen të pavlefshme të listave shumëemërore të kandidatëve për deputetë. Agron Duka deklaroi se nuk ka me kuptim vazhdimi i procesit ne Kolegj. Për datën e zgjedhjeve nuk ka dijeni, por nësë merret pikë për pikë zbatimi i paketës McAllister data do të jetë me 16 korrik.
Pas takimit me kryetarin e Partisë Demokratike, kryeministri Rama ka konfirmuar axhendën e Partisë Socialiste. Nëpërmjet Favebook-ut kreu i qeverisë ka postuar një foto të Bulevardit në 2015 dhe sot, dhe ka njoftuar hapjen e fushatës së PS në orën 18:00 tek Piramida. Edhe pse është arritur nje marrëveshje mes palëve, ende nuk dihet cila do të jetë data e zgjedhjeve parlamentare.
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, paralajmëroi se Rusia ka rritur përpjekjet e saj për të ndikuar politikën në Ballkan. Yee tha se shumë vende të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, duan integrim më të thellë me Perëndimin dhe Uashingtoni i mbështet ato, por Moska përpiqet ta parandalojë një gjë të tillë me mjete financiare dhe politike. Ai e cilësoi këtë si “ndikim malinj” të Rusisë.
Një tjetër takim është duke u zhvilluar mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe atij të opozitës Luzlim Basha, për teknikalitetet e paktit. Takimi vjen një ditë pas arritjes së marrëveshjes që nxori vendin nga kriza politike. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Takimi po zhvillohet në Pallatet e Kongreseve dhe të dy liderët shoqërohen nga stafi i tyre teknik.
OSBE në Tiranë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së Basha, pas më shumë se 3 orëve negociata mbrëmjen e kaluar në Kryesinë e Kuvendit. OSBE ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku thuhet: " Urime qeverisë dhe opozitës për Marrëveshjen! Prezenca OSBE e gatshme të mbështesë fort reformën zgjedhore për zgjedhje të lira e të ndershme.
Trego më shumë