Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kreu i LIBRA, Ben Blushi ka ironizuar marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës. Duke e vlerësuar pjesëmarrjen e opozitës tashmë në zgjedhje, ai ka analizuar si të pavlerë faktin që gjithë protesta e opozitës u mbajt vetëm për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Ai nuk e ka kursyer ironinë me Bashën, teksa thotë: “Luli sot duket si zv/kryeministër i Edit. Urime Luli! U nise të zëvendësoje Saliun, zëvendësove Nikon!”
Basha ka zhvilluar një takim në selinë blu me aleatët. Mësohet se Nard Ndoka pritet të kandidojë në Shkodër, ndërsa Dashamir Shehi në Tiranë. Garanci për të qenë në listat fituese ka marrë edhe Agron Duka. Nuk është konfirmuar ende nëse do të mbeten jashtë listës aleatët e tjerë, si Fatmir Mediu e Vangjel Dule, i cili po zhvillon takim me Bashën. Jashtë listave të PD mund të ngelen Kreshnik Spahiu dhe Eduard Ndocaj.
Një ndër deputetët më të vjetër të PD-së, Genc Ruli ka deklaruar se do të tërhiqet politika. Ruli nuk ka dashur të shprehet lidhur me ketë vendim, megjithëse ka thënë se do të japë shpjegime në një moment të dytë. Vendimin ai ia ka komunikuar ditët e fundit edhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Genc Ruli ka qenë 4 herë ministër dhe 5 herë deputet në kohën e Sali Berishës dhe është një ndër themeluesit e PD-së.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot në Facebook, emërimet e reja në polici me urdhër të kreut të policisë Haki Çako. Berisha shkruan: "Oficeri dixhital denoncon emërimin si narko shef komisariti në Kavajë të ekstremistit Aliosha Brokaj dhe emërimin e ushtarit besnik të Saje qorrit dhe Milit të partisë, Besnik Qebinit, shef krimesh në Kombinat, ku po mobilizon bandat e krimit për ish narko-ministrin Tahiri!"
Burime pranë PD kanë konfirmuar emrat e mundshëm që do të drejtojnë fushatën e demokratëve në 12 qarqet e vendit. Kryesoret janë: Lulzim Basha në kryeqytet, Edi Paloka në Shkodër, Edmond Spaho në Elbasan, Oerd Bylykbashi në Durrës, Arben Ristani në Fier, Aldo Bumçi në Lezhë, Enkelejd Alibeaj në Vlorë. Në Korçë emrat e mundshëm janë Genc Pollo dhe Eno Bozdo dhe në Gjirokastër janë Ylli Asllani dhe Roland Bejko.
Në 18 maj Kolegji Zgjedhr do të vendosë ankimimin e PAA-së për shpalljen e pavlefshmërisë së rregjistrimit të listave të kandidatëve. Nëse Kolegji vendos kundër KQZ-së dhe rrëzon datën 18 qershor, atëherë Presidenti i Republikës do të caktojë një datë të re, që pritet të jetë në vjeshtë, Kohë që ka kërkuar edhe opozita. Por nuk dihet nëse qeveria do të plotësojë kërkesat e tjera të opozitës për ministrat teknikë.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka sqaruar mundësinë për ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Ai shpjegon se Kushtetuta përcakton rregullin që llogarit vetëm fundin e mandatit, pra datën 9 shtator. Pra data 18 qershor e deklaruar nga Nishani është thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Kushtetuta përcakton se periudha zgjedhore përcaktohet nga Kodi Zgjedhor, përkatësisht: 15 mars-30 qershor dhe 15 shtator-30 nëntor.
Reagon Partia Demokratike pas dështimit të negociatave mbrëmjen e kaluar. Në deklaratën e detajuar, opozita shprehet se e ka pranuar paketën McAllister dhe falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike. Tani pritet vendimi nëse kryeministri Edi Rama do të pranojë plotësisht paketën McAllister.
Menjëherë pasi PD bëri të ditur ecurinë e negociatave ka reaguar edhe kreu i LSI, Petrit Vasili. Ai thotë se nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës politike, duke theksuar dhe njëherë se “LSI është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”.“ Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët.”, tha Vasili.
Ka reaguar Partia Socialiste në një deklaratë për media dhe është shprehur se PD duhet të heqë dorë nga shantazhet dhe të kthehet në garën e rrugës demokratike. “Për Partinë Socialiste, rezultat pozitiv do të thotë garanci si asnjëherë për opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, në respekt të Kushtetutës, ligjit, interesit të qytetarëve shqiptarë dhe sugjerimeve dashamirëse të partnerëve tanë ndërkombëtarë".
Trego më shumë