Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Në një kohë kur në disa zona të Shqipërisë kanë rënë reshjet e para të dëborës, Policia e Shtetit ka dhënë disa këshilla të vlefshme për drejtuesit e mjeteve. Përmes një postimi në “Facebook” policia i bën apel shoferëve që të mos bëjnë manovra në rrugë me ngrica dhe dëborë.
Rreth 85,000 fëmijë nën moshën pesë vjeç mund të kenë vdekur nga kequshqyerja akute në tre vjet luftë në Jemen, thotë drejtuesja e një shoqate bamirësie. OKB paralajmëroi muajin e kaluar se deri në 14 milion jemenas janë në prag të urisë. Të paktën 6,800 civilë janë vrarë dhe 10,700 kanë mbetur të plagosur në luftë, sipas OKB.
I renditur në vendin e dytë, Manchester United sa i përket pasurisë, me afro 5 mld $, Reali i Madridit ka pohuar se planet e tij për rinovimin e stadiumit do ta ndihmojnë të bëhet klubi më i mirë i shekullit të XXI. Sipas Presidentit të klubit të La Ligës, Perez, stadiumi i ri do të jetë më i miri në botë dhe se përmirësimi që do t’i bëjë impiantit të tij do të sjellë rreth 170 mln $ shtesë çdo sezon.
Me rastin e vitit mbarëkombëtar kushtuar Skënderbeut në 550-vjetorin e vdekjes së tij, Papa Françesku ka pritur në Vatikan një delegacion shqiptar. Grupi shoqërohej nga kardinali Simoni, nga 5 ipeshkvij katolikë, 2 ipeshkvij arbëreshë, krerë e përfaqësues të besimeve të tjera fetare. Në delegacion marrin pjesë edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ministra, biznesmene e drejtues të mediave.
Ndërtesa e Gjykatës së Lartë është kthyer në një depo dosjesh që nuk dihet se kur do shqyrtohen. Janë 30 mijë dosje pezull të vendosura në salla, korridore dhe zyrat e gjyqtarëve. Çdo ditë paraqiten 50 kërkesa për gjyqe ndërsa dhjetëra mijë persona janë në pritje të radhës prej disa vitesh.
Shqipëria dhe Greqia do të lidhen nëpërmjet një hekurudhe, projekt i cili do të zbatohet përmes linjës Follorinë-Kristalopigi-Pogradec. Në lidhje me këtë çeshtje, u mbajt dje në Kostur takimi me temë "Lidhja hekurudhore ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë". Ky projekt financohet na Interreg-IPA CBS Greqi-Shqipëri.
Një ditë pas thirrjes së ARRSH që banorët e prekur nga projekti i Unazës së Madhe të paraqiten për të dorëzuar dokumentet, publikohet lista e disa prej tyre që kanë nisur procedurat për shpronësim. Janë 36 familje që janë paraqitur pranë ARRSH nga data 1 nëntor deri në 19 dhe kanë dorëzuar dokumentacionet e nevojshme, ndërsa kanë nisur plotësimin e dokumentacionit që u mundëson atyre shpronësimin.
Moti i keq dhe me reshje shiu sjellë pezullimin e lundrimit në portin e Vlorës. Si pasojë, trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk do të kryejë intinerarin e përcaktuar. Gjatë paraditës së sotme dallgët në det të hapur ka qenë deri në 7 balla. Puna pritet të rifillojë pas një urdhëri të dytë nga autoriteti portual i Vlorës.
Kryeministri Rama është i pranishëm në Vienë të Austrisë ku mori pjesë në Forumin “Ekonomia takohet me politikën”. Ai është takuar me përfqësuesin e Lirisë së Medias në selinë e OSBE, Harlem Desir. Në një status në Twitter, Rama shkruan se diskutuan mbi “Paketën Antishpifje” dhe kuadrin e ri rregullator të portaleve.
Në një kohë kur testi i parë për gradën “Komisar” u anulua me pretendimin se policët kishin kopjuar, ditën e sotme do rizhvillohet konkursi. Mësohet se me urdhër të drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, konkursi i datës 7 nëntor u anulua, pasi rezultoi se shumë punonjës policie kishin marrë të njëjtat pikë. Mësohet se konkurrimi do të jetë elektronik, ku kandidatët do t’u përgjigjen 100 pyetjeve me alterna
Trego më shumë