Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pas dështimit të Kosovës për t’u pranuar në INTERPOLl përmes një komunikate për media ka reaguar edhe Ambasada amerikane duke thënë se fushata e Serbisë kundër Kosovës iu ka bërë presion disa vendeve për të votuar “kundër”. Në këtë komunikatë thuhet se Policia e Kosovës është institucion i integruar plotësisht dhe i aftë, që ka dëshmuar qartazi se ka ndihmuar në shpërbërjen e rrjeteve ndërkombëtare terroris
Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme emrat e personave më të rrezikshëm në Korçë, që rezultojnë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Blutë iu bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të dhënë informacion, ndërsa garantojnë ruajtjen e anonimatit. Policia po bën publike “listën e zezë” me emrat e personave të shpallur në kërkim, sipas qarqeve të vendit.
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi nga protesta e banorëve të “Unazës së Re” i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama që të tërhiqet nga vendimi për projektin që ajo e konsideron të paligjshëm. Teksa qëndron përkrah banorëve, ajo thekson se me projektin për Unazën e Re, Rama po përdor dy standarde. Gjithashtu, ajo i bëri thirrje Ramës që mos t’i afrohet banesave te qytetarëve.
Në ditën ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, Presidenti Meta ka zgjedhur të vizitojë fëmijët më në nevojë, ata talasemikë. Në kuadrin e kësaj dite, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” ka organizuar një seancë dhurimi gjaku, pikërisht për t’iu ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve. Meta ka pohuar se mbrojtja e jetës dhe përkujdesi për shëndetin e fëmijëve duhet të jetë misioni ynë i përhershëm.
Qindra banorë kanë mbushur rrugët e qytetit kufitar meksikan, në shenjë proteste për ardhjen e mijëra emigrantëve që përpiqen të hyjnë në SHBA. Ata u kërkuan emigrantëve të largoheshin nga Tijuana, në jug të Kalifornisë. Emigrantët janë pjesë e një karvani të madh nga Amerika Qendrore të cilët kanë udhëtuar përmes Meksikës në SHBA, ku duan të kërkojnë azil.
Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, pas disa muaj tratativash, arriti një marrëveshje me parlamentin për të filluar procesin e identifikimit të njerëzve të vrarë gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste. Të afërmit e viktimave janë ftuar të raportojnë në zyrën e ICMP në Tiranë, me qëllim që të ofrojnë mostra të gjakut që pastaj do të përdoren për të kryer testet e ADN-së në trupat që u gjetën.
Pas radhësh të gjata të krijuara është normalizuar situata në Kapshticë. Ka nisur pas disa orësh kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve drejt Greqisë. Në doganën tonë, ka radhë kamionësh dhe mjetesh të vogla që presin të kalojnë. Që prej ditës së djeshme pala greke nuk ka lejuar kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë.
Moti i keq me reshje bore dhe erë të fortë kryesisht në zonat malore, ka shkaktuar defekte në rrjetin elektrik të shpërndarjes, duke lënë disa abonentë pa energji. Përmes një njoftimi për shtyp, OSHEE bën me dije se ka marrë të gjitha masat për situatën e krijuar nga moti i keq duke angazhuar në terren brigade të avarive të cilët janë pajisur me bazën materiale të nevojshme për riparimin e defekteve.
Që prej ditës së djeshme pala greke në pikën doganore të Kapshticës nuk ka lejuar kalimin e autobusëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë për shkak të bllokimit nga dëbora të njërit aks në territorin helen. Që pas njoftimit të djeshëm nga policia kufitare shqiptare, në pikën e kalimit në Kapshticë ka pasur radhë të gjata të këtyre automjeteve, të cilat janë në pritje të një urdhëri të dytë për lejimin e kalimit
Në vitin jubilar të Skëndërbeut i shpallur nga shteti shqiptar në nderim të 550 vjetorit të vdekjes së tij, Papa Françesku do të pres në ora 17:00 të pasdites së sotme një delegacionin të autoriteteve të larta të shtetit shqiptar kryesuar nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Në delegacion marrin pjesë Ministri Pandeli Majko, Ministrja Lindita Nikolla si dhe drejtues të përfaqësive fetare shqiptare.
Trego më shumë