Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ulja e menjëhershme e temperaturave ka rritur numrin e virozave tek fëmijët dhe tek të rriturit. Këtë të diel urgjenca e pediatrisë ishte plot me prindër që sillnin fëmijët e tyre të prekur nga viroza të ndryshme. Në fundjavë, u paraqiten të gjithë në urgjencën e pediatrisë, pasi qendrat shëndetësore nuk ofrojnë shërbim mjekësor të dielave.
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme, duke bërë thirrje ndaj drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes nga ngricat që mund të krijohen gjatë natës. Më tej ARRSH bën me dije se në të segmentet ku reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin normal të mjeteve janë vënë në punë borëpastrueset.
Reshjet e dendura të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në Qarkun e Korçës. Siç raporton gazetarja Lorena Kodra për “BalkanËeb” situata paraqitet e rënduar edhe për qarkullimin e makinave, veçanërisht në Rrugën e Dardhës, aty ku trashësia e borës ka arritur në 80 cm. Për pushuesit ka qenë e pamundur të largohen nga zona e Mokrës, ku si pasojë e motit të keq është ndërprerë edhe energjia elektrike.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë thirrjet për zgjedhje të parakohshme duke thënë se tani nuk është momenti për këtë, pasi vendi po përballet me sfida të sigurisë. Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, ai u bëri thirrje partnerëve të tij të koalicionit që të mos shkatërrojnë Qeverinë dhe të tregojnë përgjegjësi.
Zvicra u bë skuadra e tretë që siguron vendin e parë në grup, në Divizionin A të Ligës së Kombeve. Helvetët mposhtën Belgjikën me rezultatin befasues 5-2 në Luzernë, në një sfidë që u duk se do të ishte një shëtitje për skuadrën e drejtuar nga Roberto Martinez, por që në fakt rezultoi një dramë e vërtetë.
Policia Rrugore ka ndërmarrë një sërë kontrollesh gjatë natës, duke ndëshkuar kështu drejtues mjetesh që kanë thyer rregullat. Burime nga policia thanë se në pranga ranë 23 shoferë, nga të cilët 16 që drejtonin mjetin në gjendje te dehur dhe 7 pa patenta. Po ashtu shumë të tjerë u penalizuan me gjoba dhe heqje të lejeve të drejtimit të mjeteve.
5 persona mbetën të vdekur dhe 16 të tjerë u plagosën dje në një shpërthim bombash në qytetin irakian Tikrit. Shpërthimi shkatërroi edhe 12 makina në afërsi dhe forcat e sigurisë mbyllën shumicën e rrugëve për të parandaluar incidente të tjera. Tani për tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe agjencia kujton se sulme të tilla janë të rralla në Tikrit që kur grupi terrorist, pësoi humbjen në 2017.
Në një kohë kur sot thuhet se do të nisë shembja e banesave që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, banorët e zonës së ‘Astirit’ kanë paralajmëruar një tjetër protestë. Teksa bllokuan dje rrugën, duke ndalur qarkullimin e automjeteve për disa orë, banorët thanë se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund, dhe se nuk do të ndalen deri sa Qeveria t’i dëmshpërblejë.
Tregu i punës vazhdon të përfitojë nga situata e mirë ekonomike në Zvicër. Në tremujorin e tretë të vitit 2018, numri i personave të punësuar u rrit me 1.2 % në krahasim me tremujorin e vitit të kaluar. Në tremujorin e tretë të vitit, në Zvicër kanë qenë në marrëdhënie pune 5.081 milionë njerëz. Ka pasur një rritje prej 0.3 % për burrat dhe 2.4 % për gratë.
Zyrtarët grekë dhe ata turq do të organizojnë një takim për të menaxhuar fluksin e refugjatëve në Greqi. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri grek, Dimitris Vitsas, pas rritjes së numrit të personave që kanë arritur në shtetin e tij përmes kufirit tokësor me Turqinë. Ai ka pohuar se do të takohet me Ministrin turk, Suleyman Soylu në muajin janar, pasi Greqia është përballur me rritje prej 17 % të refugjatëve.
Trego më shumë