Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Pavarësisht arrestimit të dy protestuesve dhe procedimit në gjendje të lirë të 20 të tjerëve, qytetaret e zonës së Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re kanë dalë sërish në protestë në ditën e 26 të tyre. Protestuesit kërkojnë të mos shemben banesat e tyre, ndërsa shprehen se punonjësit e bashkisë po punojnë natën duke hequr pemët dhe ndriçimin. Ato bëjnë thirrje për lirimin e dy të arrestuarve
Presidenti Meta vlerësoi në një të ceremoni të veçantë të mbajtur në teatrin “Petro Marko”, arritjet e ekipit të futbollit “Flamurtari” në vitet 1986-87. Gjatë ceremonisë në kujtesë së ndeshjeve të paharrueshme me “Partizanin” e Beogradit dhe “Barcelonën”, ai dekoroi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” ekipin e futbollit “Flamurtari” të vitit 1986-87, “Për rezultatet historike në futbollin
Në një hartë të re të përpiluar nga WorldAtlas, rezulton se nga të gjitha vendet në botë, Kamboxhia kryeson listën e festave më të zakonshme me 28 festat publike të vërejtura çdo vit. Sri Lanka ndjek me 25, Indi dhe Kazakistan me 21, Kolumbi, Filipine dhe Trinidad dhe Tobago me 18, Kinë dhe Hong Kong me 17, dhe Tajlandë, Turqi dhe Pakistani me 16. Ndërsa Shqiprëia ka në total 13 ditë pushimi zyrtare.
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina në 100 %, kanë reaguar serbët përmes komenteve në rrjetet sociale. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është kërcënuar me jetë në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”.
Mesatarisht, 137 gra vriten çdo ditë në botë nga partneri apo një i afërm i familjes, sipas të dhënave të zyrës së Kombeve të Bashkuara për krimin dhe drogën. Më tepër se gjysma e 87.000 femrave të vrara në vitin 2017 vdiqën prej duarve të njerëzve të afërt: nga kjo shifër, afërsisht 30.000 humbën jetën prej partnerit dhe gati 20.000 nga një familjar.
Kryeministri Rama, deklaroi sot se nuk do të jepet më asnjë leje ndërtimi për fshatra turistikë që kthehen në lagje banimi. Gjatë një takimi me investitorë, ai nënvizoi se vendi ka nevoja të domosdoshme për hoteleri. Si rast specifik, ai iu referua Golemit, ndërsa shtoi se një tendencë e tillë është shfaqur furishëm dhe bregdetin e jugut.
Presidenti Meta ka pritur në një takim një nga personalitetet më të larta të sportit vlonjat, Mexhit Haxhiu, i cili kontribuoi në edukimin e të rinjve duke mbjell tek ata dashurinë për sportin. Përmes një statusi në “Facebook”, ai shkruan se ka marrë dhuratë një libër të Haxhiut i titulluar “Kartoni i Kuq”, të cilin siç shton Meta mezi pret ta lexojë.
Kryeministri Rama ka kërkuar projekte ambicioze për turizmin në Shqipëri duke njoftuar një sërë risish. Ai pohoi se këtë vit Shqipëria përjetoi sezonin më të mirë turistik jo vetëm për numrin e turistëve por dhe të ardhura dhe rritje të punësimit. Në Konferencën e investitorëve të turizmit, Rama tha se sot do të firmosen disa marrëveshje të rëndësishme.
Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për familjet që preken nga Unaza e Re dhe po largohen nga banesat e tyre duke përfituar sipas tij sipas ligjit. Rama thotë se familjet po ndahen nga lukunia e SHQUP-it dhe sipas tij hesapet e Lul Kadriut s’kanë lidhje me interesat e qytetarëve.
Gjatë fjalës së tij në samitin e investimeve në turizëm, Ministri i Turizmit Blendi Klosi u shpreh se po investohet nga veriu në jug në fushën e turizmit. Ministri tha se 10 marka ndërkombëtare zgjodhën të investojnë në Shqipëri, ndërsa përmendi edhe “Prestige Resort” si një nga kompanitë që ka investuar në turizëm dhe ofron shërbimin më të mirë. Sipas tij, sfida e sotme mbetet arritja e 10 mln turistëve një vit.
Trego më shumë