Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Në vitin 2016, përqindja e pronareve administratoreve gra është 26,8%, sipas INSTAT. Përqindja e tyre në ndërmarrjet e vogla (1-4 të punësuar) është më e lartë se në kategoritë e tjera. Nga viti 2006 deri në vitin 2016, përqindja e pronareve, administratoreve gra është rritur në të gjitha kategoritë. Kukësi mbetet qarku më i ulët me ndërmarrje të reja me pronare/administratore gra për vitin 2016.
Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në veri të vendit, Shkodër. Mësohet se lëkundjet kanë qenë 2.6 ballë. Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet janë ndjerë rreth orës 04:35, ndërsa epiqendra ka qenë 11 km në Jugperëndim të Dedaj në Shkodër, me një thellësi prej 19 kilometrash.
“Facebook” arrin një marrëveshje me tatimet italiane, duke mbyllur mosmarrëveshjet me Agjencinë e Hyrjeve për periudhën 2010-2016, ku rrjeti social do të paguajë më shumë se 100 mln euro. “Jemi krenarë për angazhimin tonë drejt Italisë në mbështetje të rritjes së sipërmarrjeve lokale dhe të ekosistemit dixhital në përgjithësi”, komenton një zëdhënës i “Facebook”.
Pijet alkoolike dhe ato energjike nuk do të lejohen ligjërisht të konsumohen nga të miturit. Kuvendi i Republikë së Shqipërisë ka sjellë madje disa ndryshime në ligjin nr 9518 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit” ku theksohet se përveç pijeve alkoolike do të ndalohet edhe përdorimi i pijeve energjike dhe atyre të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar.
Zhvillohet në Kostur të Greqisë, takimi i parë dypalësh për linjën hekurudhore Shqipëri-Greqi. Gjatë takimit është diskutuar studimi paraprak i nevojave të zonës si dhe krijimi i draftit përkatës për infrastrukturën e duhur. Linja hekurudhore Kastoria-Florina-Pogradec përbën segmentin e linjës Selanik-Durrës-Tiranë-Mal i Zi-Serbi, e cila përfshihet në programin Interreg-IPA CBS Greece-Albania.
Lorik Cana mund t'i mungojë fushës së gjelbër, por tashmë jo kinemasë. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, ka realizuar një film-dokumentar me emrin “Lorik”, i cili pritet të pushtojë mediat botërore. Këtë gjë e ka bërë të ditur vet futbollisti Cana përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social "Instagram".
Në kuadër të programit të Qeverisë për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare, Autoriteti Rrugor Shqiptar filloi punën për rehabilitimin e plotë të aksit Qafë Qelë-Fushë Arrëz. Vlera e punimeve rehabilituese në këtë aks me gjatësi 45 kilometra do të arrijë në 8.7 milion euro. Afati kohor i përfundimit të rrugës është 12 muaj por ARRSH pohon se mund të mbarojë edhe më parë.
Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për rritjen në 100 % të taksës doganore ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, Dogana e Kosovës ka filluar zbatimin e këtij vendimi. Zëdhënësi i Doganës Adriatik Stavileci, ka bërë me dije se që nga dje janë vërejtur ulje të importeve, dhe se deri tani janë kthyer 20 kamionë janë kthyer mbrasht.
Autoriteti Rrugor Shqiptar thotë se deri më tani janë pritur dhe sqaruar mbi 60% e qytetarëve të prekur nga projekti i Unazës “Rehabilitim mbikalimi pallati me shigjeta-rrethrrotullimi shqiponja”. Konfirmimi ka ardhur nga përgjegjësja e Sektorit të Sigurimit të Tokës në ARRSH, Holta Deda. “Nga këta, 50 qytetarë kanë dorëzuar zyrtarisht dokumentet e pronësisë dhe kanë marrë një përgjigje zyrtare.
Gjatë një takimi me banorët në Libofsh, Kryeministri Rama tha se kjo Qeveri ka legalizuar në 8 vite 150 mijë objekte, ndryshe nga Qeveria e kaluar që ka legalizuar 21 mijë banesa në 8 vite. Rama foli edhe për protestën e banoreve te zonës së Astirit, teksa nuk nguroi të sulmojë opozitën. Sipas tij, opozita udhëheq protestuesit për të ardhur në pushtet me dhunë, pasi nuk e mundi me votë.
Trego më shumë