Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Komisioneri per Zgjerim Johannes Hahn ka falenderuar, nepermjet nje statusi ne Twitter, shkrimtarin Ismail Kadare per letren derguar dje ambasadores se BE, Romana Vlahutin. Ne kete falenderim Hahn shkruante edhe se BE punon fort per njerezit ne Shqiperi. Ne leter Kadare i kerkonte ndjese ambasadores per shkrimin e botuar ne media nga Kastriot Myftaraj.
Kryeministri Rama dhe ministrja e Inovacionit Milena Harito kane diskutuar me nje grup te sapodiplomuarish per rekrutimet ne administrate. Rama tha se ligji jep garanci dhe stabiliteti ne administrate do te beje qe ne harkun e 10 viteve administrata te jete komplet gje tjeter. Ai shtoi se shumica pretendojne qe te fitojne punen e pare per te cilen intervistohen, ose te punesohen me mik por tani keto nderhyrje jane minimizuar.
Prej rreth dy javesh jane shtuar masat e sigurise per Ylvi Beqjan, i cili ruhet nga forca te shumta policore. Ai eshte deshmitari kyç ne çeshtjen kunder Emiljano Shullazit dhe miqve te tij. Te pandehurit akuzohen per krime te kryera ne kuader te grupit te strukturuar kriminal, gjobevenie ndaj biznesmeneve, shkaterrim te prones me tritol dhe kercenimin e profesor Mynyr Konit. Seanca e trete ndaj Shullazit pritet te zhvillohet ne 23 maj.
Jane arrestuar sot ne Tirane Deli Xhixha dhe djali i tij Xhemal Xhixha, per kultivimin e bimes narkotike kanabis. Ne pjesen e pasme te baneses se tyre ne Qenam jane gjetur te mbjella 76 bime kanabis. Ne kontrollin e baneses jane gjetur dhe sekuestruar edhe 137 fara kanabis dhe 5.6 kilogram lende Cannabis Sativa. Te arrestuarit perballen me akuzat: "Prodhimi dhe shitja e narkotikeve" dhe "Kultivimi i bimeve narkotike".
Arrestohet shtetasi Amarild Muka per vjedhje te nje portofoli qe kishte 12000 leke dhe 600 euro dhe te nje makine te tipit Mercedes Benz. Dyshohet se ai ka hyre ne banesen e shtetasit A.R, ne oret e para te mengjesit. Policia e ka arrestuar ne flagrance ne autostraden Mamurras - Laç, ne drejtim te automjetit te tipit Mercedes Benz qe kishte vjedhur. Shtetasi ka qene i denuar edhe me pare per vjedhje.
Diten e djeshme Policia e Lezhes ka sekuestruar 9 mina me telekomande, te pajisura me telefon per shperthim ne distance, nje kallep tritoli dhe materiale te tjera qe sherbenin per pergatitjen e ketyre minave. Jane arrestuar dy persona, ndersa nje tjeter eshte shpallur ne kerkim. Ne pamjet qe ka publikuar Policia e Shtetit shfaqet nje prej trafikanteve me cante ne dore, qe sapo ka pikasur policine, ka tentuar te largohet.
Vazhdon operacioni “Shadow” në qarkun e Vlorës, duke sekuestruar edhe 62 kg të tjerë kanabis sativa e duke arrestuar një person. Operacioni policor ka vijuar në Lapardha, ku në stanin e Tahir Aliaj është gjetur dhe sasia e drogës prej 62 kilogramë. Lënda narkotike ishte e vendosur në 3 bidona plastikë, të fshehura në territorit e këtij stani. Aliaj, 74 vjeç është arrestuar dhe janë shpallur në kërkim dy djemtë e tij.
Trego më shumë