Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Kancelarja Merkel refuzoi dje thirrjet e deputetëve nacionalistë që Gjermania të braktisë mbështetjen e Marrëveshjes së Migracionit të Kombeve të Bashkuara. Disa vende, përfshirë SHBA, Hungarinë, Austrinë, Izraelin, Australinë dhe Poloninë, kanë njoftuar se nuk do të mbështesin një marrëveshje migracioni që do të miratohet muajin e ardhshëm në Marok.
Trump falënderoi Arabinë Saudite për uljen e çmimit botëror të naftës, një ditë pasi tha se Uashingtoni nuk do t’i kthejë shpinën Riadit, pavarësisht nga përgjegjësia që ka për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Në një postim në tëitter nga vendpushimi i tij në Florida, ai vlerësoi sauditët, për dërgimin e sasive të mjaftueshme të naftës në tregjet botërore për të mbajtur çmimet nën kontroll.
Ministri Damian Gjiknuri i pranishëm në Komisionin e Ekonomisë ka deklaruar se rruga Tiranë-Elbasan do të përfundojë brenda pranverës së vitit të ardhshëm. “Në fund të shtatorit, parlamenti aprovoi kredinë për këtë rrugë. Në tetor ka nisur me ritme të kënaqshme. Afati është dhjetori, por mund të ketë edhe shtyrje disa mujore, sepse kjo varet edhe nga kushtet atmosferike”, ka cituar ai gjatë fjalës së tij.
Pas spektaklit që dha dje skuadra e Kosovës përballë Azerbajxhanit, duke fituar me një rezultat 4-0, vjen një reagim nga deputeti i PS-së Pjerin Ndreu. Përmes një statusi në “Facebook” socialisti ka mbështetur skuadrën kosovare, ndërsa shton se ky është ekipi shqiptar që po bën histori.
Përpara krijimit të Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit e krimit të organizuar, një aksion për hetimin, sekuestrimin e pasurive të personave që i kanë vendosur me veprimtari të paligjshme do të vihet në jetë. Kryeprokuroroja Marku ka caktuar datën 20 nëntor për këtë aksion. Prokuorira e Posaçme do të jetë një degëzim në në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që do të ketë si specifikë hetimin pasuror.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Serbisë, me rastin e 15 vjetorit të pjesëmarrjes së Serbisë në “Tirana International Fair” mblodhi në një pritje ambasadorë, sipërmarrës nga Serbia, përfaqësues të biznesit dhe medias shqiptare. Kryetari i Dhomës së Tregitsë Serbe, Marko Cadez, vlerësoi bashkëpunimin në fushën ekonomike duke theksuar se Serbia dhe Shqipëria, do të ndryshojnë perceptimin për Ballkanin.
Projekti i “Unazës së Re” prej ditësh është bërë kryefjalë e politikës dhe e banorëve të zonës së “Astirit”, të cilët kërkojnë me ngulm të shpronësohen me vlerën e tregut. Për këtë çeshtje ka folur edhe Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, i cili theksoi se nuk do të ketë prishje pa dalë më parë vendimi i Këshillit të Ministrave për dëmshpërblimet e banorëve.
Moti i keq që ka përfshirë një pjesë të vendit, kryesisht zonat malore pas reshjeve të para të dëborës, ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Mësohet se disa fshatra në Dibër prej 3 ditësh vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Bëhet fjalë për fshatrat në Njësinë Arras. Sipas burimeve, bëhet e ditur se kjo zonë është e mbuluar nga bora prej disa ditësh.
Asambleja e Përgjithshme zgjodhi permes votimit, Presidentin e ri të Interpol-it, Kim Jong Yang. Ai me parë ka mbajtur detyrën e Zv/Presidentit të Asamblesë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, uroi drejtuesin në fjalë. Yang pasi e falënderoi Veliun i ka shprehur mbështetjen për Policinë shqiptare, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe rëndësinë e forcimit të tij.
Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit. Kjo ditë simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore. Në forumin e IV vjetor të Zhvillimit të Medias, Ambasadori i OSBE Bernd Borchardt pohoi se liria e medias ka bërë progres, por ka ende punë për të bërë. "Duhet respektuar liria e medias. Liri për median do te thotë një media e përgjegjshme dhe me standard" u shpreh ai gjatë fjalës së tij.
Trego më shumë