Trajneri kosovar, Ismet Munishi u shpreh tepër i zhgënjyer me Kombëtaren e Kosovës. “6 ndeshje, 18 gola të pësuar, 3 gola për ndeshje. Kjo do të jetë historia më e zezë e përfaqësueses së Kosovës. Edhe Burundi është 30 vende para nesh në ranglistën e FIFA-s. Ndeshja me Turqinë ishte katastrofa e radhës. Nuk ishim dinjitozë kundër një Turqie me probleme, e cila nuk luajti mirë”, shkruan ai.