Sot në orën 13:00 do hidhet shorti i turit të parë kualifikues të Ligës së Europës, ku do marrin pjesë 3 ekipet shqiptare, Partizani, Skënderbeu dhe Tirana. UEFA i ka ndarë ekipet në grupe para hedhjes së shortit, duke përcaktuar kështu rivalët e mundshëm të të Tiranës, të cilët janë: Trençin (Sllovaki), Makabi Tel-Aviv (Izrael), Inter Baku (Azrebajxhan), Dacia Kishinjev (Moldavi) dhe Shirak (Armeni).