Kylian Mbappe është futbollisti më i shtrenjtë në botë. Ky është rezultati i Observatorit i Futbollit, “Cies”, që ka bërë sot azhornimin e përmuajshëm të vlerës së transferimeve të lojtarëve. Vlen të theksohet se 10 futbollistët më të shtrenjtë, janë të gjithë në repartin e sulmit, kryesisht lojtarë që po shkëlqejnë në skuadrat e tyre, nëpër Evropë, ku veçohen emra si Harry Kane, Muhamed Salah, Neymar, etj.