Të tjera detaje dalin në dritë nga mega-operacioni “Vol-Vo 4”, ku u arrestuan 34 persona, ku 10 prej tyre u lanë të lirë. Mësohet se mes personave të arrestuar, që u la në burg sërish nga Gjykata e Krimeve të Rënda, është edhe Paulin Simoni, asistent-arbitër i Superiores. Mëson se ky i fundit ka qenë pjesë e grupit të ish-deputetit Arben Ndoka, të akuzuar për abuzimet me tokat në “Ranën e Hedhun”.