Xavi Hernandez, i cili luan aktualisht për Al Sadd, mbroi ish-shokun e tij të skuadrës, Messin, nga kritikat e fundit të Diego Armando Maradonës. “Messi është një udhëheqës i jashtëzakonshëm. Ndoshta është i heshtur, por është lider absolut. Gjithmonë e kërkon topin dhe ka personalitet. Kurrë nuk fshihet”, ka cituar ai.