Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Accor grupi i hotelerisë ndërkombëtare që ofron përvoja unike në 4,900 hotele dhe rezidenca në 110 vende të ndryshme parashikon të futet edhe në tregun shqiptar me hotelin “Novotel”.Hapja e hotelit të parë që operon nën një markë të Grupit Accor në Shqipëri është planifikuar për vitin 2021
Muzika Reggae i është shtuar listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Kombet e Bashkuara e kanë konsideruar këtë muzikë si të denjë për tu mbrojtur dhe promovuar. Kjo rrymë muzikore, e cila lindi nga Xhamajka në vitet 1960, falë artistëve si Toots dhe Maytals, Peter Tosh dhe Bob Marley, iu shtua koleksioneve të "trashëgimisë kulturore të paprekshme".
Spektakolare kanë rezultuar takimet e 5-ta në fazën e grupeve të Europa League. Milan ka shkatërruar me rezultatin e thellë 5-2 modestët e Dudelange, duke hedhur një hap të sigurt drejt raundit tjetër. Të besuarit e Gennaro Gattusos përfituan dhe nga fati që 2 nga golat e shënuar erdhën në formën e autogolit.
Simboli i “Shqiponjës” duket se nuk e pengon për asnjë moment lojtarin e Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhakën. Ai së bashku me bashkëshorten e tij kanë shfrytëzuar një darkë për festën e flamurit për të përshëndetur shqiptarët në ditën Kombëtare të Pavarësisë. Festa e tij me shqiponjë në Kupën e Botës në ndeshjen ndaj Serbisë shkaktoi tensione mes palëve, ndërsa kosovari theksoi më pas se nuk do ta bënte m
Parlamenti Evropian miratoi sot dy amendamente përmes së cilëve i kërkohet Hungarisë të ekstradojë Ish-Kryeministrin Gruevski në Maqedoni. Amendamenti i dorëzuar nga eurodeputetja Judith Sargentini, përveç që kërkon ekstradimin e Gruevskit, thuhet se ai ka ikur nga Maqedonia me pasaportë diplomatike të Hungarisë, në mënyrë që t’i shmanget dënimit me burg.
Drejtori sportiv i Milanit është kthyer në një mision për ish-yllin e kuqezinjve, Rikardo Kaka. Braziliani, fitues i Topit të Artë në 2007, konfirmoi se një ditë ëndërron të bëhet drejtor, por nuk e di se kur. "Aktualisht unë jam duke u përqendruar në projekte të tjera dhe kam udhëtuar në shumë vende. Marrëdhënia ime me Milanin është shumë afër, do të kthehem, por nuk e di kur", tha Kaka për Mediotempo.
Edicioni i 20-të i festivalit Kënga Magjike po afron. Artistët kanë prezantuar çdo javë projektet e tyre muzikore për publikun. Tashmë është zbuluar se kur do të jenë netët gjysmëfinale. Nata e madhe do të mbahet më 8 dhjetor ku do të shpallet fituesi i këtij viti jubilar të festivalit më të madh të muzikës në Shqipëri.
Aktori i famshëm kinez Jiang Jinfu është arrestuar në Japoni pas akuzave se kishte abuzuar me ish të dashurën e tij Haruka Nakaura. Ylli i filmave u filmua teksa dorëzohej me duar të prangosura në polici. Urdhri për arrestimin e tij ishte lëshuar një ditë më parë. Më 20 nëntor, Haruka postoi imazhet e lëndimeve që ishin shkaktuar nga duart e Jiang.
Një i ri shqiptar i shpallur në kërkim evropian nga autoritetet suedeze u arrestua nga policia italiane në aeroportin "San Francesco" të Perugias. "Ansa" shkruan se i riu shqiptar 21 vjeç, ishte shpallur në kërkim për një plantacion me 1 mijë e 562 bimë kanabis. Pas kontrollit të bazave të të dhënave, ndërhynë agjentët e policisë duke e arrestuar atë.
Kryeministri Haradinaj ka përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se taksa ndaj mallrave serbe do të hiqet kur të njihet Pavarësia e Kosovës. Ai pohoi se prodhimi në vend ka qenë sfidë. Ai paralajmëroi se taksa mund të qëndroj gjatë deri sa Serbia ta njoh Kosovën e të zbatohen marrëveshjet e arritura mes dy vendeve.
Trego më shumë