Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Në mes të Tiranës, pranë qytetit të nxënësve, një fabrikë nxjerr tym të zi çdo ditë dhe asnjë masë nuk është marrë për të ndaluar këtë ndotje të vazhdueshme të mjedisit. Bëhet fjalë për tymra që dalin nga një fabrikë birre. Në video duket qartë se zona në të cilën ndodhet fabrika është një zonë e populluar dhe banorët e zonës ankohen se kjo situatë ndodh çdo ditë, paradite dhe në darkë.
Në platformën e Partisë Socialiste thuhet: “Shqipëria që kemi sot është ende një shtet pa drejtësi. Ne jemi të vendosur ta reformojmë këtë pushtet, drejtësinë, si një nga elementet kyç të shtetbërjes dhe thelbin e një shoqërie demokratike”. Programi është prezantuar pjesërisht në Kongresin e PS-së dhe një nga premtimet është edhe ai për 220 mijë vende të reja pune dhe rritjen e pagës minimale në 30.000 lekë të reja.
Mbi 140 persona, mes të cilëve edhe Lulzim Basha, janë paraqitur dje në urgjencën e spitalit me shenjat e një helmimi. Duke e konsideruar incident atë që mund të ketë ndodhur në aktivitetin e hapjes së fushatës elektorale të PD, Ministria e Shëndetësisë pohon se po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Dyshimet janë për një rrezatim të fortë, por aludohet edhe përdorimi i lëndëve kimike.
Rreth 2 muaj nga nisja e hetimeve, Prokuroria po shqyrton mundësinë e vazhdimit të procedimit penal për veprën “humbja e dokumenteve sekrete". Organi i akuzës ka verifikuar ambientin ku ishin mbajtur dokumentet dhe ka kërkuar kamerat e sigurisë. Përgjigjja ka qenë se ambienti ku mbaheshin dokumentet nuk kishte kamera sigurie, që të vëzhgonin lëvizjet që bëheshin në atë zyrë, fakt që vështirëson hetimin.
Pasi PAA tërhoqi ankimimin e saj për listat shumëemërore, Kolegji Zgjedhor vendosi të shtyjë seancën për ankimimin e Partisë Aleanca Popullore në datën 22 maj. Ky vendim u mor sot paradite, ku Kolegji Zjedhor vendosi të thërrasë 15 partitë që janë rregjistruar për zgjedhjet. Kreu i PAP, Artur Dojaka deklaroi pas seancës se: "Kolegji Zgjedhor duhet të shprehet për ankimimin tonë".
Ka reaguar zyra e Bashkimit Europian për marrëveshjen Rama-Basha. Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin ka përshëndetur sot marrëveshjen që arritën palët politike dhe mbështet plotësisht paketën McAllister Plus. Nëpërmjet një postimi në Twitter, BE uron qeverinë dhe opozitën për marrëveshjen, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Ambasada amerikane ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës. “Bravo popullit shqiptar për durimin dhe besimin e tyre në fuqinë e demokracisë së Shqipërisë. Bravo Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për udhëheqësinë dhe kurajon personale në farkëtimin e kësaj marrëveshjeje. Presim me kënaqësi e padurim zgjedhjet me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike të Shqipërisë”, tha ambasadori Donald Lu.
David McAllister shkruan se është i kënaqur që përpjekjet e tij, të BE-së dhe SHBA-ve i dhanë fund krizës. "Unë jam i kënaqur që përpjekjet dhe ndërmjetësimi i BE dhe SHBA për t'i dhënë fund krizës politike në Shqipëri kanë qenë të suksesshme. Mesazhi kryesor është se zgjidhje të qëndrueshme mund të arrihen kur qeveria dhe opozita kërkojnë dialog të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin", shkruan ai.
Eurodeputeti Eduard Kukan ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e lidhur mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të PD-së, Lulzim Basha. Ai shprehet i lumtur për paktin mes dy liderëve politik, për pranimin e paketës ‘McAllister'. “Shumë i lumtur të shoh lajme të mira nga Shqipëria këtë mëngjes, pasi kryeministri Rama dhe Lulzim Basha arritën një marrëveshje për zgjedhjet”, shkruan Kukan.
Edhe pse dy liderët politikë janë akoma në Pallatin e Kongreseve duke diskutuar për detajet e marrëveshjes, Partia Socialiste ka thirrur një mbledhje urgjente të Kryesisë së saj sot në orën 17:00. Mësohet se mbledhja do të ketë në fokus marrëveshjen e arritur mes mazhorancës dhe opozitës. Edhe lideri i PD, Lulzim Basha ka lajmëruar një takim me aleatët pas përfundimit të takimit me Ramën.
Trego më shumë