Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Përfundon pas 5 orësh takimi midis Ramës dhe Bashës. Asnjë nuk ka dhënë detaje nga marrëveshja që kanë arritur, por ndërkohë që kryeministri Rama i ka shmangur mediat, kreu i PD, Basha është shprehur se shumë shpejt do të jepen detaje në lidhje me ato që u diskutuan sot në Pallatin e Kongreseve.
Bulevardi i ri i Tiranës është duke marrë formë përditë e më shumë. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar disa foto të bulevardit, të cilat tregojnë se tashmë janë mbjellë pemët, ndërkohë që dhe rruga është shtruar me asfalt, ndërsa në krye të zgjatimit do të ketë një shesh me stola, nëntoka e të cilit është shfrytëzuar për parking nëntokësor për automjetet. Bulevardi pritet të hapet shumë shpejt për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama i është përgjijur ditën e sotme deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, sipas të cilit PD nuk do e votojë vetting-un me drejtorët e Ramës. Rama ka thënë se është i gatshëm të prishë marrëveshjen brenda muajit maj, nëse Partia Demokratike nuk zgjedh dy anëtarët e saj për Komisionet e Vettingut. "Vetting -u është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshjen”, u shpreh Rama.
Pas takimit të sotëm me kreun e PS-së, Rama, ku munguan Gjinushi dhe Milo, Petro Koçi i PSV 91, Gjergj Koja i PSM dhe Idajet Beqiri i PUK u kanë bërë thirrje elektoratit të tyre që në datën 25 qershor “të mos e hedhin votën kot”, por të votojnë PS-në. Ndryshe mendon kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, i cili ka caktuar të parin në listën e Shkodrës deputetin Tom Doshi. “Ne nuk tërhiqemi”- ka thënë prerë Gjinushi.
Sali Berisha bën një tjetër denoncim, duke publikuar bisedën mes të interesuarit dhe opsionet që i jep ndërmjetësi i një kompanie private për ta punësuar, para ose vota. Në postim Berisha shkruan: "Në Narko-Republikën e Noriegës, një njeri i ndershëm, për t’u punesuar edhe tek kompani private serioze të huaja, duhet t'i paguajë para ose vota mafies siçiliste të përfaqësuar nga Tritani, nipi i bllokmenit Rita Marko!"
Partia Demokratike ka dërguar ditën e sotme kërkesën e saj pranë KQZ. Sipas kësaj kërkese, PD i kërkon KQZ që të regjistrohet si subjekt në zgjedhjet e përgjithshme të 25 qershorit. Vendimin për regjistrimin në zgjedhje, Partia Demokratike e mori pas arritjes së marrëveshjes me kreun e qeverisë, Edi Rama. Në pak orë pritet që kreu demokrat, Lulzim Basha të dorëzojë edhe listat e kandidatëve për deputet.
Klodian Shehi, emri i paraqitur nga PS, për të garuar nën logon e kësaj force politike për zgjedhjet e 7 majit, të cilat nuk u zhvilluan, nuk do të jetë më kandidati i PS. Burime brenda PS-së konfirmojnë se kandidat për Bashkinë e Kavajës do të jetë Dorian Murati, drejtor i OSHEE në Kavajë. Më herët ai ka qenë drejton i ALUIZNI-t në këtë qytet. Ndërsa PD do të përfaqësohet nga Isa Sakja dhe LSI nga Maksim Kona.
Me anë të një statusi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dështimit të negociatave. Sipas tij Rama e ka refuzuar paketën McAllister Plus sepse: "Rama është pra refuzimi i vettingut dhe dëshmi e vullnetit të tij për të bërë vettingun vetë dhe zëvendësuar opozitën e sovranit me opozitën ë tij të kartelit, pra me ato parti që i regjistroi me firma të mbledhura nga PS".
Lulzim Basha i ka bërë thirrje Edi Rames, me anë të një letre, të pranojë pa kushte ofertën e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e krizës. Ai shkruan se pranimi i paketës të propozuar nga SHBA do të garantojë kushtet për një proçes të lirë dhe të ndershëm për qytetarët e Shqipërisë. Basha ka konfirmuar gatishmërinë e opozitës për implementimin e plotë të paketës, pa asnjë vonesë.
Pavarësisht se ende nuk është gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend, kryeministri Rama do të çelë të enjte fushatën elektorale tek Piramida, shumë afër çadrës të ngritur nga Partia Demokratike. Selia roze njoftoi me anë të një deklarate se të enjte hapet zyrtarisht fushata elektorale e Qarkut të Tiranës.
Trego më shumë