Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një ndër deputetët më të vjetër të PD-së, Genc Ruli ka deklaruar se do të tërhiqet politika. Ruli nuk ka dashur të shprehet lidhur me ketë vendim, megjithëse ka thënë se do të japë shpjegime në një moment të dytë. Vendimin ai ia ka komunikuar ditët e fundit edhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Genc Ruli ka qenë 4 herë ministër dhe 5 herë deputet në kohën e Sali Berishës dhe është një ndër themeluesit e PD-së.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot në Facebook, emërimet e reja në polici me urdhër të kreut të policisë Haki Çako. Berisha shkruan: "Oficeri dixhital denoncon emërimin si narko shef komisariti në Kavajë të ekstremistit Aliosha Brokaj dhe emërimin e ushtarit besnik të Saje qorrit dhe Milit të partisë, Besnik Qebinit, shef krimesh në Kombinat, ku po mobilizon bandat e krimit për ish narko-ministrin Tahiri!"
Burime pranë PD kanë konfirmuar emrat e mundshëm që do të drejtojnë fushatën e demokratëve në 12 qarqet e vendit. Kryesoret janë: Lulzim Basha në kryeqytet, Edi Paloka në Shkodër, Edmond Spaho në Elbasan, Oerd Bylykbashi në Durrës, Arben Ristani në Fier, Aldo Bumçi në Lezhë, Enkelejd Alibeaj në Vlorë. Në Korçë emrat e mundshëm janë Genc Pollo dhe Eno Bozdo dhe në Gjirokastër janë Ylli Asllani dhe Roland Bejko.
Në 18 maj Kolegji Zgjedhr do të vendosë ankimimin e PAA-së për shpalljen e pavlefshmërisë së rregjistrimit të listave të kandidatëve. Nëse Kolegji vendos kundër KQZ-së dhe rrëzon datën 18 qershor, atëherë Presidenti i Republikës do të caktojë një datë të re, që pritet të jetë në vjeshtë, Kohë që ka kërkuar edhe opozita. Por nuk dihet nëse qeveria do të plotësojë kërkesat e tjera të opozitës për ministrat teknikë.
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka sqaruar mundësinë për ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Ai shpjegon se Kushtetuta përcakton rregullin që llogarit vetëm fundin e mandatit, pra datën 9 shtator. Pra data 18 qershor e deklaruar nga Nishani është thjesht ligjore dhe jo kushtetuese. Kushtetuta përcakton se periudha zgjedhore përcaktohet nga Kodi Zgjedhor, përkatësisht: 15 mars-30 qershor dhe 15 shtator-30 nëntor.
Reagon Partia Demokratike pas dështimit të negociatave mbrëmjen e kaluar. Në deklaratën e detajuar, opozita shprehet se e ka pranuar paketën McAllister dhe falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike. Tani pritet vendimi nëse kryeministri Edi Rama do të pranojë plotësisht paketën McAllister.
Menjëherë pasi PD bëri të ditur ecurinë e negociatave ka reaguar edhe kreu i LSI, Petrit Vasili. Ai thotë se nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës politike, duke theksuar dhe njëherë se “LSI është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”.“ Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët.”, tha Vasili.
Ka reaguar Partia Socialiste në një deklaratë për media dhe është shprehur se PD duhet të heqë dorë nga shantazhet dhe të kthehet në garën e rrugës demokratike. “Për Partinë Socialiste, rezultat pozitiv do të thotë garanci si asnjëherë për opozitën në zgjedhjet e 18 qershorit, në respekt të Kushtetutës, ligjit, interesit të qytetarëve shqiptarë dhe sugjerimeve dashamirëse të partnerëve tanë ndërkombëtarë".
Lulzim Basha ka paralajmeruar se do te kerkoje nga Kolegji Zgjedhor hedhjen poshte te 18 Qershorit dhe listave te paligjshme. Sipas tij, cdo liste e dorezuar se fundmi ne KQZ eshte e jashteligjshme dhe data ligjore zyrtare per zgjedhjet ka skaduar. Ai theksoi se nuk ndryshon kerkesa per qeveri teknike dhe akuzoi zyrtaret e huaj te korruptuar, qe sipas tij kane vepruar kunder interesave te aleateve te Shqiperise SHBA-BE.
Disa nga kandidatet e rinj per deputete qe do te perfaqesojne nivelin me te larte politik ne vend kane profesione si: shofer kamioni, punonjes pastrimi, teknik pulti dhe punonjes ne sallon bukurie. Por ka edhe kandidate qe nuk kane as profesion dhe as pervoje pune. Megjithate rasti me ekstrem eshte kandidatura e nje personi me arsim 7-vjecar baze. Disa nga keta individe gjenden edhe ne krye te listes ne qarqe.
Trego më shumë