Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Nje dite para protestes se opozites OSBE-se ne Tirane, nepermjet nje postimi ne Twitter, shprehet se ne Shqiperine e 2017 nuk ka vend per dhune. “E drejta per t’u mbledhur ne menyre paqesore eshte nje prej themeleve te demokracise. Ne Shqiperine e vitit 2017 nuk ka vend per dhune”, thuhet ne postimin e OSBE-se.
Aleati i PD-se, Nard Ndokaj i eshte pergjigjur deklarates se djeshme te komisionerit Hahn. Nepermjet nje statusi ne Facebook ai eshte shprehur se Hahn nuk mund ta kuptoje realitetin politik shqiptar dhe se kriza nuk lindi nga opozita, por po rritet nga arroganca e qeverise. Ai shprehet se mbeshtet standartet dhe kauzen e votes se lire pavaresisht ofertave per tu bashkuar me qeverine apo per te folur kunder PD-se.
Lulzim Basha u ka bere thirrje sot qytetareve per te marre pjese ne protesten e 13 majit. Ai theksoi se protesta do te jete teresisht paqesore dhe madje tha se do te merrte pjese edhe gruaja dhe femijet e tij. " Ejani me zemrat e mbushura me nje besim per te nesermen qe po vjen " shtoi ai.
Kryeministri Edi Rama ka postuar nje foto nga qyteti i Lezhes, nje qytet qe drejtohet nga PD-ja. Fotoja eshte nje pamje e qendres se qytetit ne 2013 dhe sot. Rama shprehet se ende ka shume pune per te bere dhe njofton se neser do te vizitoje qytetin e Lezhes. Mendohet se neser, Partia Socialiste do te zhvilloje nje aktivitet masiv ne kete qytet.
Ne 23 korrik 2017 mbaron mandati i Lulzim Bashes dhe akoma nuk dihet nese PD do te jete ne gjendje te zhvilloje zgjedhjet e reja per kreun e PD. Situata eshte e nderlikuar sepse zgjedhjet parlamentare te 18 qershorit ka mundesi te shtyhen dhe data e re mund te jete afer dates se zgjedhjes se kreut te PD. Megjithate burime brenda PD thone se edhe nese zgjedhjet zhvillohen, Basha do te rizgjidhet kryetar i PD.
Pas perfundimit te afatit te aplikimit per vendet vakante per anetareve te Keshillit te Larte te Prokurorise, Avokati i Popullit publikon emrat e kandidateve per kete pozicion. Kandidatet jane: Tartar Bazaj, Petrit Gaçi dhe Ilir Nikolla. Kesaj liste mund ti shtohen te gjithe ata qe mund te kene derguar aplikimin e tyre me poste brenda dates 8 maj.
Gazetari Kastriot Myftaraj reagon ndaj letres qe Kadare i dergoi ambasadores se BE ne Tirane, Vlahutin. Ne shkrimin e tij, Myftaraj thote se ndryshe nga Kadare, ai i ulet ne gjunje te gjithe hebrenjve te botes dhe u kerkon falje per "urrejtjen qe permban vepra e Kadarese".Gazetari madje e akuzon Kadarene si agjent te KGB-se, akuze qe sipas tij eshte thene nga gruaja e Kadarese dhe per te cilen do te sjelle edhe prova.
Pas deklaratave te Berishes nga çadra e protestes, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar nje foto kampingu ne Facebook dhe ironizon Lulzim Bashen dhe Sali Berishen. Ne foto kreu i PD, Basha sheh enderr sikur kryeministri Rama ka dhene doreheqjen ndersa Berisha e kujton se duhet te pergatiten per protesten e 13 majit.
Policia po merr masat per protesten e opozites diten e shtune. Mbi 2 mije police do te angazhohen per te siguruar qetesine publike. Mesohet se do te kete edhe police civile ne rradhet e protestuesve. Pavaresisht se opozita ka theksuar se do zhvillohet nje proteste paqesore, nderkombetaret dhe Policia e Shtetit mendojne se mund te kete trazira. Ne gatishmeri do te jene edhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte dhe repartit RENEA
Zevendes ndihmes sekretari i Shtetit per Europen dhe Azine, Hoyt Brian Yee, do te zhvilloje sot nje vizite ne Tirane, ku do te takohet me lideret politike shqiptare. Vizita ne Shqiperi synon gjetjen e nje marreveshje mes maxhorances dhe opozites, qe kjo e fundit te futet ne zgjedhje. Ai u shpreh kunder bojkotit te Parlamentit. Zyrtari i larte i deklaroi gjithashtu se Amerika do te qendroje prane çdo vendi te rajonit.
Trego më shumë