Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë së deputetit Alfred Peza, ndërsa aksionet prej 1.1 miliardë lekë në një bankë të nivelit të dytë do të vazhdojnë të jenë të sekuestruara. Ende nuk është bërë publik argumentimi i këtij vendimi. Lidhur me hetimin, Peza ka reaguar disa herë duke thënë se pasurinë e ka vënë në mënyrë të ligjshme dhe se ky proces është sulm për arsye politike.
Mes Policisë Bashkiake të Shkodrës dhe Policisë së Rendit ka pasur një përplasje verbale këtë mëngjes, në qendër të qytetit. Debati nisi për shkak të përplasjes së orareve të aktiviteteve që do të zhvillohen në të njëjtin vend, njëri në orën 10:30 nga bashkia dhe tjetri pasdite nga kryeministri, në një takim me të rinjtë socialistë. Pas debateve mes palëve, policia ka lejuar vendosjen e tendës deri në orën 13:00.
Pas takimeve me liderët politikë shqiptarë, zyrtari i lartë i SHBA ka deklaruar sot para gazetarëve se nëse zgjedhjet do të certefikohen të rregullta, atëherë SHBA do i njohë. Ai ka thënë se është e drejta e cdo partie për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje. Zyrtari ka shtuar se mbështet paketën McAllister, dhe se Rama është i hapur për negociata dhe ka pranuar propozimet.
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, Hoyt Brian Yee ka parashikuar një takim me 4 prej deputetëve demokratë, të cilët nuk janë dakort me linjën e Bashës për mospjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje. Megjithatë, Eduard Selami dhe Astrit Patozi nuk do të jenë në takim sepse Selami ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa Patozi për arsye shumë të forta personale. Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu nuk do të jenë së bashku, siç ishte parashikuar në fillim, por në takime veç e veç me zyrtarin e Departamentit të Shtetit.
Pas takimeve me kryeministrin Rama dhe Presidentin e ardhshëm Meta, zv. ndihmës sekretari i shtetit te SHBA, Hoyt Brian Yee ka takuar kreun e PD, Lulzim Basha. Zbulohet se gjatë takimit, zyrtari i lartë i DASH është shprehur i gatshem për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës pasi pranoi se shqetësimet e opozitës janë reale. Ai ka përgëzuar opozitën për ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtar për problemet e vendit.
Për Lulzim Bashën, zgjedhjet pa opozitën janë të papranueshme. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai thotë se Rama po projekton një pushtet monist, që të qeverisë i vetëm, pa u shqetësuar nga populli dhe opozita. “Bashkimi ynë është e vetjma pengesë ndaj këtij plani ogurzi. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë”, ka thënë Basha.
Mësohet se zyrtari amerikan Yee u ka thënë Bashës dhe Ramës se kanë vetëm 24 orë kohë që të bien dakort për paketën McAllister dhe ta njoftojnë para se ai të largohet. Yee u ka paraqitur palëve paketën McAllister që parashikon: disa ministra teknikë, kreun e KQZ, shtyrjen e zgjedhjeve dhe monitorimin e shtuar të tyre. Paketa ka si ndryshim ofrimin e postit të zv/kryeministrit dhe jo postit të presidentit për opozitën.
Pas takimit gati një orë me aleatët parlamentarë, për të diskutuar për paketën McAllister, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi që opozita do të mbajë në lidhje me propozimin e zyrtarit të DASH, Hoyt Brian Yee. Para marrjes së vendimit Basha është konsultuar me ish kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Me anë të një mesazhi në Facebook, Avokati Spartak Ngjela ka ngritur disa pyetje në lidhje me gjendjen politike në vend dhe nuk ka nguruar t'u japë përgjigje. Sipas tij, opozita do marrë pjesë në Parlament dhe do të votojë Vettingun. Ai thotë se, nëse PD nuk voton Vettingun atëherë më mirë mos të marrë pjesë në zgjedhje, pasi nuk do të pranohet nga KQZ sepse i ka humbur afatet.
Sot u zhvillua seanca e pare gjyqesore mes Bujar Nishanit dhe Bashkim Koplikut. Ka qene vete presidenti Nishani ai qe ka paditur ish-zv/kryeministrin Kopliku per nje artikull qe ky i fundit ka shkruar. Ne kete artikull Kopliku thote se presidenti vjen nga nje familje komuniste dhe jo antikomuniste e te persekutuar sic ka deklaruar. Nderkohe presidenti kerkon pergenjeshtrim te shkrimit, pasi e quan disinformues.
Trego më shumë