Tre lokale janë mbyllur ditën e sotme në zonën e Jalës nga AKU, për shkak se kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore, si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. AKU njoftoi se ndaj subjekteve: restorant “Lavdoshi”, restorant “Kapiteni” dhe fast food “Spiro Kreku”, janë marrë masa administrative gjobë 300.000 lekë për secilin, si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.