Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë kritike për Moldavinë, duke thënë se ajo është bërë një “shtet i kapur nga interesat e oligarkëve që ushtrojnë ndikimin e tyre mbi pjesën më të madhe të shoqërisë moldave. Rezoluta thekson se vlerat thelbësore janë duke u dëmtuar nga udhëheqësit politikë në pushtet, që bashkëpunojnë me biznesin dhe nuk kundërshtohen nga shumica e klasës politike dhe gjyqësori.
Turqia u zotua se do të vazhdojë të mbështesë kauzën e turqve Meskhetian, duke shprehur solidaritet në 74-vjetorin e dëbimit të tyre nga Gjeorgjia në Azinë Qendrore, me urdhër të diktatorit sovjetik, Josef Stalin. Ministria e Jashtme e Turqisë tha përmes një deklarate se Ankaraja është duke ndjekur nga afër kushtet dhe procesin e riatdhesimit të tyre.
Autoritetet e Kuvajtit censuruan pothuajse njëmijë libra në një festival letrar që nisi të mërkurën, përfshirë edhe veprën “Vëllezërit Karamazov” të gjigantit rus të letërsisë, Fyodor Dostoyevsky. Novela paraqet Rusinë e shekullit 19 dhe ngre pyetje për moralin, vullnetin e lirë dhe ekzistencën e Zotit. Saad al-Anzi, i cili udhëheq Festivalin Letrar, bëri me dije se Ministria e Informacionit ka ndaluar 948 libra.
Tenistja polake Agnieszka Radwanska, finaliste e Wimbledon-it në vitin 2012, ka njoftuar tërheqjen nga tenisi në moshën 29-vjeçare, pas 13 vitesh si profesioniste. “Sot dua të ndaj me ju vendimin më të rëndësishëm të jetës sime. Pas 13 vitesh në tenis, kam vendosur t’i jap fund karrierës sime. Për fat të keq, ka disa kohë që nuk mund të stërvitem si më parë. Trupi im nuk dëshiron të më bindet”, ka cituar ajo.
Trump ka reaguar në lidhje me lajmin se ekzistojnë disa qendra sekrete të raketave balistike në Koreanë e Veriut. “SHBA-ja janë plotësisht në dijeni të ekzistencës së këtyre qendrave të paraqitura si sekrete”, theksoi ai. “Këto informacione janë të pasakta, nuk ka asgjë të re, dhe asgjë nga e gjithë kjo nuk është e pazakontë’’, u shpreh Trump me anë të një postimi në Twitter pas publikimit të këtij lajmi.
Ky është “fillimi i fundit” për telefonët tradicional, sipas një raporti vjetor të teknologjisë. Analistët besojnë se diçka krejtësisht e ndryshme mund të zëvendësojë telefonin inteligjent, siç janë unazat e mençura, byzylykët dhe syzet. Edhe pse krijuesit më të mëdhenj si Apple dhe Samsung zbulojnë telefona të ri me performancë të përmirësuar, shitjet e përgjithshme kanë rënë në shumicën e tregjeve kryesore.
Rusia ka thënë se është duke konsideruar bojkotimin e Forumit Ekonomik Botëror që mbahet në Davos, nëse manjatëve rusë nuk iu lejohet pjesëmarrja. “Nëse nuk ndryshohen këto vendime që janë marrë lidhur me përfaqësuesit e bizneseve ruse, do të marrim vendim për të anuluar pjesëmarrjen e kompanive ruse ku shteti ka rol”, ka apeluar Kryeministri rus, Dmitry Medvedev.
Rrjeti kabllor televiziv, CNN ka paditur administratën e presidentit amerikan, Donald Trump për shkak të heqjes së kredencialeve të gazetarit të kësaj kompanie në Shtëpinë e Bardhë, Jim Acosta, duke pretenduar se ka shkelur të drejtën kushtetuese për liri të shtypit. “Ne i kemi kërkuar gjykatës që të kthehet gazetari Jim Acosta dhe kemi kërkuar lirim të përhershëm në kuadër të këtij procesi”, ka njoftuar CNN.
Çështja e krijimit të një ushtrie europiane ka shkaktuar debate në disa vende të Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi, se është kundër çdo fortifikimi të mundshëm të mbrojtjes së Evropës në dëm të Aleancës Atlantike. “Ajo që ne nuk mirëpresim është që BE-ja të nisë të zhvillojë struktura të dyfishta’’, paralajmëroi drejtuesi i NATO-s.
Higuain është ndëshkuar për të mos luajtur në 2 ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në takimin kundër Juventusit. Megjithatë, Milani nuk ka ndenjur duarkryq në këtë situatë dhe ka vendosur të paraqeesë menjëherë apelimin e saj kundër vendimit nga federate. Drejtuesit kuqezinj do të kërkojnë që dënimi i sulmuesit të shkurtohet me 1 ndeshje dhe “El Pipita” të mungojë vetëm në takimin kundër Lazio-s.
Trego më shumë