Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Një video spektakolare është kapur në qiellin mbi Rusi nga një pasagjer i një avioni. Ai ka filmuar një “Boeing 787 Dreamliner”, i cili ka krijuar një re gjigante avulli nga pas tij. Shohim shpesh avionë të formojnë re nga pas, por në këtë rast, video është kapur nga shumë afër, ndërsa reflektimi i diellit nga pas ka krijuar një pamje me të vërtetë mahnitëse.
Prokurorët spanjollë kanë ngritur një akuzë ndaj Cristiano Ronaldos për një mashtrim tatimor prej 14.7 milionë Euro. Sipas disa burimeve, bëhet fjalë për periudhën nga viti 2011 deri në vitin 2014. Në një deklaratë, Zyra e Prokurorit tha se Cristiano Ronaldo me vetëdije kishte ngritur një “strukturë biznesi” për të fshehur të ardhurat që fitonte në Spanjë nga të drejtat e imazhit.
Sot nis Kupa e Konfederatave në futboll, qe është edhe testi në prag të finaleve te Kupës së Botës, Rusi 2018. Në Shën Peteburg sfida hapëse e turneut të 10 mes vendasve te Rusisë dhe Zelandës se Re u zhvillua me pjesëmarrjen e Vladimir Putin në tribunë. Kupa e Konfederatave do të testojë fushën zyrtare në Kupën e Botës, Rusi 2018. Mbajtësi në fuqi i këtij trofeu është Brazili, prej katër herësh.
Inter jep ofertën e parë. Luciano Spalletti ka kërkuar transferimin e mesfushorit 32 vjeçar të Fiorentinas, Borja Valero, shkruan Sky Sport Italia. Valero do të largohet nga klubi gjatë merkatos së verës dhe zikaltrit janë të gatshëm të shpenzojnë 5-6 milionë euro për spanjollin.
Londra tronditet sërish nga një sulm me furgon. Kësaj radhe në objektiv ishin besimtarët që sapo kishin dalë nga një xhami në Londrën veriore. Mësohet se një person ka humbur jetën dhe të paktën 10 të tjerë janë plagosur mesnatën e kaluar afër Xhamisë Finsbury Park, në rrugën “Shtatë Motrat”. Një 48-vjeçar është arrestuar për sulmin.
Si çdo vit dhe këtë të shtunën, më 17 qershor në mesdrekë, u mbajtë në New York, Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve, e cila mbledh disa komunitete emingrantësh nga e gjithë bota, të parakalojnë mes një entusiasmi dhe gëzimi të paparë. Kjo, paradë njihet se si Parada Shqiptare, mbasi ky është një manifestim nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë këndojnë e vallëzojnë, kuq e zi.
Industria e telekomunikacionit ka regjistruar abonentin e saj të 5 miliardtë, mbi dy e treta e popullsisë botërore janë të lidhur me një shërbim celular. Më shumë se gjysma e abonentëve ndodhen në rajonin e Azisë së Paqësorit, ku ndodhen edhe dy tregjet më të mëdha: Kina dhe India. Kina numëron mbi 1 miliard abonentë, ndërsa india 730 milionë.
Shkon në 79 numri i viktimave nga zjarri në ndërtesën në perëndim të Londrës, kurse personave të zhdukur janë 30, ndërsa vijon kërkimi. Policia paralajmëroi se disa prej viktimave të mbetura mund të mos identifikohen kurrë, dhe nuk presin më të gjejnë të mbijetuar.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Villogo ne provincë e Bergamos, Itali ku një grua italiane ka vrarë ish-partnerin e saj shqiptar, duke e përplasur me makinë. Mediat italiane raportojnë se burri e kërcënonte dhe e përndiqte ish-bashkëshorten edhe pas divorcit. Sot po e priste tek parkingu me një thike në dorë. Gruaja në përpjekje për të shpëtuar e ka përplasur me makinë duke e lënë të vdekur në vend.
Departamenti Amerikan i Mbrojtjes tha se vendimi për të rrëzuar avionin e ushtrisë siriane u bë për motive vetëmbrojtjeje pasi ky mjet fluturues nisi të bombardonte territore afër bazave ku qëndrojnë rebelët e mbështetur nga ShBA. Lëvizja e fundit pritet të përshkallëzojë edhe më tej tensionin. Qeveria e Damaskut e dënoi sulmin me pretendimin se forcat ajrore po angazhoheshin kundër Shtetit Islamik.
Trego më shumë