Per eksperiencen me te mire perdorni Kolibri ne aparatin tuaj smartphone
Shkarkoni Kolibri ne:
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë vazhduar edhe për një vit sanksionet për ndalimin e invenstimeve nga vendet e BE-së, në Krime. Këto sanksione që nga viti 2014 vijnë si përgjigje pas aneksimit ilegal të gadishullit ukrainas nga ana e Rusisë. Që nga ajo periudhë këto sanksione zgjaten në baza vjetore.
Të paktën 4 fëmijë janë në mesin e 62 të vrarëve që u dogjën për vdekje në zjarrin më të fuqishëm që ka goditur ndonjëherë Portugalinë. Pamje të tmerrshme tregojnë automjete të zbrazura dhe të djegura që u bllokuan pasi flakët përfshinë pemët përreth, përpara se të arrinin mbi pistën me çakëll dhe familjarë të cilët ndodhen në një situatë të pashpresë, që mendohet të jetë shkaktuar nga një goditje rrufeje.
Një shqiptar nga Kosova, Besmir K., 25 vjeç, ka masakruar me thikë partneren e tij, Michaela K., nënë e 3 fëmijëve dhe më pas ka njoftuar vetë policinë. Gruaja 31-vjeçare u gjet e vdekur në dyshemenë e banesës, e prerë disa herë me thikë dhe sipas policisë mund të kishte disa orë që kishte vdekur. Policia austriake ka arrestuar menjëherë shqiptarin me shtetësi austriake, i cili nuk ka bërë rezistencë.
Otto Warmbier, studenti amerikan, i cili u mbajt i arrestuar në Korenë e Veriut për gati një vit e gjysmë është ndarë nga jeta këtë të hëmë, njoftoi familja e tij. Warmbier u kthye në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar në gjendje kome. Mjekët thanë se 22-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda në tru kur mbahej në Korenë e Veriut, por nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi komën.
Në kamerat e sigurisë të një supermarketi në Florida, SHBA, kanë regjistruar momentin kur një person përpiqet t’i vjedhë portofolin një gruaje. Hajduti duket se është treguar i ngathët pasi gruaja e ka ndjerë se po e grabisnin. Ajo kthehet dhe përballet me hajdutin për disa sekonda, ndërsa arriti ta rimerrte portofolin.
Britanikët përgatiten për temperatura 33 gradë Celsius gjatë ditës së martë e akoma më të larta të mërkurën, që do ta kthejnë atë në ditën më të nxehtë të qershorit në vend që prej të paktën 176 vjetësh. Sindikalistët bëjnë thirrje që nëse i nxehti nuk bie, autoritetet të mendojnë për lehtësimin e kodit të veshjes së punëtorëve, dhe të lejohen të shkojnë në shtëpi më shpejt.
E mbijetuara e tragjedisë në Londer kishte kërkuar prej ditësh të takonte heroin e saj dhe më në fund ka mundur ta përqafojë. Ribashkimi që po emocionon rrjetin ndërkombëtar ka si protagoniste Clarita Ghavimi, një prej banoreve të kullës “Grenfell”, si dhe heroin e saj, Luca Branislav, i cili e shpëtoi 66-vjeçaren nga vdekja e sigurtë. Të dy ata jetonin në katin e 11 të godinës shumëkatëshe.
Ekonomia turke është rritur me pesë përqind në tremujorin e parë të vitit. Këtë e bëri të ditur në qershor Instituti Shtetëror i Statistikave, Turkstat. Rritja ekonomike e tremujorit të parë të 2017-ës mbështetet në radhë të parë nga një rritje e madhe e eksporteve, të projekteve të infrastrukturës të mbështetura nga shteti dhe projekteve të tjera dhe nga konsumi i brendshëm.
Mbi 36 mijë emigrantë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane përgjatë vitit 2016. Komuniteti shqiptar, renditet i pari në numrin e përgjithshëm të komuniteteve të huaja rezidente në Itali që kanë marrë nënshtetësinë italiane. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave, janë mbi 200 mijë shtetas të huaj që kanë fituar të drejtën e nënshtetësisë italiane dhe 18% e tyre janë shqiptarë.
Presidenti francez Emmanuel Macron siguroi një shumicë të konsiderueshme në zgjedhje por 4 ministra të qeverisë së re franceze kanë dhënë dorëheqjen në vetëm 3 ditë. Shkak është bërë skandali në të cilin është përfshirë partia e qëndrës, Mouvement Démocratique, e drejtuar nga François Bayrou, që akuzohet se ka përdorur në mënyrë të paligjshme fonde të BE.
Trego më shumë